Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ku ngrihen mure, s’ka rrugëdalje: gardhi me Greqinë transferon fluksin e refugjatëve përmes Shqipërisë

by te Sheshi
26/01/2016
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Ku ngrihen mure, s’ka rrugëdalje: gardhi me Greqinë transferon fluksin e refugjatëve përmes Shqipërisë

Në mënyrë metaforike, kriza e refugjatëve e ka vendosur Greqinë me shpatulla për muri, pasi më shumë se 850 mijë azilkërkues zbarkuan në brigjet e saj gjatë vitit 2015. Këtë vit, shprehja “pas murit” mund të marrë një kuptim më të drejtpërdrejtë, por kjo gjithsesi, varet nëse publiku do të anojë nga vërgëllima e liderëve europianë të ekstremit të djathtë.

Ditët e fundit, kryeministri hungarez, një ndjekës i vijës së ashpër në krizën e refugjatëve, Viktor Orban  kërkoi që Greqia të izolohet nga pjesa tjetër e Europës – ose të paktën nga Maqedonia, që përbën hapin e radhës së emigrantëve në rrugën e tyre drejt Gjermanisë. Orban dëshiron që BE të zgjerojë gardhin, që tashmë është ngritur, rreth kufirit me Greqinë në qytetin e Idomenit përgjatë gjithë kufirit mes Greqisë dhe Maqedonisë. Ai mendon se kjo mund të bëhet ashtu sikundër Hungaria ndau me gardh territorin e saj gjatë shtatorit të kaluar.

Propozimi mësohet se ka qenë mes ideve që u diskutuan në samitin më të fundit të nivelit të lartë të drejtuesve europianë për refugjatët në Amsterdam.

Disa analistë që e njohin në brendësi sesi funksionon Brukseli, e shohin propozimin si diçka që nuk mund të bëjë punë. “Nuk mendoj se do të lejohet”, thotë Gerald Knaus, ish-diplomat dhe kreu i Nismës për Stabilitet Europian, një organizatë me ndikim.

Do të duhet të jetë kështu, pasi ekspertët e emigracionit kanë dyshime nëse ngritja e më shumë mureve e gardheve do të ndalonte fluksin e refugjatëve në Europë. Argumenti i parë, është se do të duhet shumë kohë për të ndryshuar mendimin e përgjithshëm të azilkërkuesve që të mos marrin rrugën drejt Greqisë, për shkak se prej saj nuk mund të kalojnë më tutje. Edhe nëse numri i refugjatëve që mbërrijnë në Greqi reduktohet pothuajse me 80 për qind, sërish do të jetë më i lartë sesa nivelet rekord të arritura gjatë vitit 2014.

“Për më tepër, ekziston mundësia që njerëzit e dëshpëruar siç janë ata që i ikin luftës e mjerimit, thjesht të gjejnë rrugë të tjera për ta arritur në Europë”, thotë John Dalhuisen, drejtori për Europën i Amnesty International. “Një zgjatje e gardhit përgjatë kufirit me Greqinë nuk do të reduktojë fluksin e njerëzve drejt Europës në terma afatgjata”, thotë ai.

“Rrugë të tjera do të gjenden. Pas çdo momenti që Europa ka ngritur gardhe apo ka përforcuar kufirin detar, njerëzit kanë marrë rrugë të tjera, pavarësisht se këto rrugë kanë qenë më të kushtueshme dhe më të rrezikshme”. Këto komente i referohen përpjekjeve të mëparshme për të vulosur kufijtë e Europës me Marokun, Libinë dhe me vendet në bregun perëndimor të Afrikës.

Në Greqi, rrugët alternative janë shumë afër. Refugjatët me gjasa do të gjejnë rrugë të tjera përmes Shqipërisë në perëndim të Maqedonisë e më pas në Bullgari dhe në Rumani në lindje. Disa prej tyre kanë nisur t’i përdorin këto rrugë.

Që nga nëntori, emigrantët nga vendet e tjera përveç Sirisë, Irakut dhe Afganistanit, janë kthyer pas në kufirin maqedonas, dhe janë bllokuar të kalojnë përmes korridorit humanitar drejt Gjermanisë që është ngritur prej muajit gusht të vitit që shkoi.

Të vendosur të kalojnë përpara, shumë prej tyre thjesht i janë drejtuar trafikantëve  që u kanë gjetur rrugë alternative përmes Ballkanit. Zgjerimi i gardhit në kufirin maqedonas, me gjasa do të përshpejtojë këtë proces, duke e kthyer krizën aty ku ishte verën e kaluar, kur me mijëra u kaluan nga trafikantët drejt Gjermanisë, pavarësisht se mungonte korridori i lejuar humanitar.

Ish- diplomati Knaus thotë:  “Në fund, njerëzit do të kalojnë. Të gjithë ata që tashmë janë në Greqi nuk do të kthehen pas në Turqi”.

Në prapaskenë,  Knaus po përpiqet për një zgjidhje krejtësisht tjetër – zhvendosjen masive të refugjatëve drejtpërdrejt nga Turqia. Eshtë e pamundur, vë ai në dukje, të ndalosh njerëzit nga mbërritja në ishujt grekë prej Turqisë. Pasi arrijnë në Greqi, është e vështirë edhe t’i  mbash ata aty – e madje edhe nëse kjo do të ishte e mundur, Greqia nuk ka burimet e nevojshme për t’u kujdesur për ta.

E vetmja rrugë është sipas tij, të bindet Turqia të rimarrë azilkërkuesit që arrijnë në Greqi me varka dhe si “quid pro quo”, si kompensim, Gjermania të zhvendosë zyrtarisht qindra mijë refugjatë direkt nga Turqia. Kjo nuk do të parandalojë refugjatët të arrijnë në Europë, por do të lejojë kontinentin të menaxhojë mbërritjen e tyre më mirë, të vendosë se kush do të vijë e kur, dhe të dijë se kush janë ata përpara se t’i marrë.

Për të vazhduar me metaforën e përdorur për Greqinë, të përpiqesh të ndalosh tërësisht kalimin e refugjatëve do të ishte njësoj sit ë përplasësh kokën pas murit.

“Jam i bindur se shumë njerëz nuk e kuptojnë problemin bazë”, thotë Knaus. “Cilatdo qofshin diskutimet, nuk e mbyllim dot kufirin detar në Egje”.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi,com/

Related Posts

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?
Analizë

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Next Post
Thaçi takoi deputetët e PDK-së: Nguleni në mendje, do të bëhem President

Thaçi takoi deputetët e PDK-së: Nguleni në mendje, do të bëhem President

Makthi i prindërve: si të shpëtoni fëmijën e vogël nga mbytja për 3 minuta (video)

Makthi i prindërve: si të shpëtoni fëmijën e vogël nga mbytja për 3 minuta (video)

Rama bën koalicion me çamët, grekët shkojnë te Basha

Rama bën koalicion me çamët, grekët shkojnë te Basha

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni