Rikthehet molotovi në fasadën e Kuvendit të Kosovës, por në një mënyrë të pazakontë.
Sepse ai është hedhur pa patur asnjë lloj proteste. Kjo ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të së shtunës.
Deri më tani, autoritetet thonë vetëm se sulmi është bërë nga disa persona të maskuar.
Por ky zhvillim nuk është dhe aq i shkëputur nga një tjetër që po vihet re kohët e fundit: sulmi po me Molotov ndaj automjeteve të zyrtarëve qeveritarë.
Kështu, duket se po ka një kthim të metodave të luftës guerile.
Siç dihet, stili gueril i reagimit, edhe kur ai është politik, përket lëvizjeve majtiste. /tesheshi.com/