Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar në lidhje me arrestimin e ish ministrit demokrat Spiro Ksera për të cilin ka thënë se është një abuzues i ligjit dhe se duhet të shkojë aty ku e ka vendin.
“Abuzuesi me ligjin nuk e ka emrin, as ministër, as drejtor, as specialist, as shef sektor, është njeri që ka shkelur ligjin.
Sa herë që themi u dënua një figurë e lartë apo e ulët, shkelësi i ligjit mund të jetë në një pozicion të lartë apo të ulët, por është shkelës ligji,dhe ndaj tij qëndrimi është i prerë, duhet të shkojë atje ku e ka vendin”, thotë Petrit Vasili.
Sipas Petrit Vasilit, kjo çështje është teknike dhe juridike e aspak politike. /tesheshi.com/