Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Kryezëngrituri” i Kosovës, Jahir Bejtja: Jo paqe me Serbinë pa i kompensuar dëmet e luftës!

by te Sheshi
27/11/2016
in Intervista, Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
“Kryezëngrituri” i Kosovës, Jahir Bejtja: Jo paqe me Serbinë pa i kompensuar dëmet e luftës!

Ndonëse po bëhen dy dekada nga përfundimi i luftës në Kosovë, plagët vazhdojnë ende të mbesin të hapura. Përveç humbjeve të mëdha në njerëz, shqiptarët e Kosovës pësuan edhe dëme të mëdha materiale, pasi siç dihet të gjithë fshatrat dhe qytetet u dogjën dhe shkatërruan nga okupatori serb.

Tema e dëmeve të luftës është paralajmëruar se do të jetë pjesë e diskutimeve mes palës kosovare dhe asaj serbe në Bruksel por që deri më tani një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Duke parë heshtjen e qeverisë së Kosovës ndaj kësaj çështjeje, organizata “Ngritja e Zërit”, nga qyteti i Skënderajt, së bashku me qytetarë të kësaj komune (një prej më të dëmtuarve në luftë), protestuan në Prishtinë para objektit të qeverisë, ku nga ekzekutivi kërkuan që të gjejë mënyra për kompensimin e dëmeve materiale, si dhe kjo çështje të shtrohet në bisedimet e Brukselit.

Portali tesheshi.com ka realizuar një bisedë me Jahir Bejta, drejtor i organizatës “Ngritja e Zërit”.

Ai tregon se përkundër ngritjes së 1000 padive në gjykatat vendore ndaj shtetit serb për kompensim të dëmeve të luftës, ato nuk po shqyrtohen me arsyetim se gjykatat në fjalë nuk janë kompetente të vendosim për kompensim të dëmeve të luftës.

jahiriri

Intervistoi: Blendi Gashi

Të premten organizata juaj së bashku me qytetarë të Skënderajt, protestuat para qeverisë me kërkesë që të gjendet mënyra e kompensimit të dëmeve materiale të shkaktuara gjatë luftës. A keni takuar ndonjë prej drejtuesve të qeverisë “Mustafa”, për të shprehur kerkesat tuaja?

Në vitin e kaluar organizata që drejtoi unë ka takuar presidenten e vendit Atifete Jahjaga, kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, ndërsa në mënyrë shkresore me kërkesa të protokolluara u jemi drejtuar atyre si dhe më pas kryeminsitrit Isa Mustafa lidhur me mënyrën e gjetjes së kompensimit të dëmeve të luftës.
Por, deri më tani nuk ka asnjë reflektim nga ana e tyre.

A pritni që pala kosovare ta diskutojë vitin e ardhshëm këtë temë me Serbinë në bisedimet që po zhvillohen në Bruksel? A keni ndonjë informatë se kur mund të bëhet kjo çështje temë diskutimi?

Ndërrimi i qasjes nga ana e palës serbe në Bruksel, shpeshherë e ndryshon dinamikën e bisedimeve, madje edhe ju shmanget shqyrtimit të çështjve të ngritura më parë. Pritet që të diskutohet për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, ndërsa për kompensim dëmi ende nuk ka sinjale se do të shtrohet si temë në Bruksel.

Pyetjet kryesore që organizata jonë parashtroi dje në protestën që u mbajt në Prishtinë janë;

  1. a) askush nuk ka të drejtë ta falë apo ta shes gjakun e derdhur, këtë të drejtë e kanë vetëm familjarët.
  2. b) S’ka traktat paqeje pa kompensim dëmi.

Kjo është thënë nga frika nën trysnin ndërkombëtare mund të ndodh arritja e traktatit pa obliguar palën serbe ta paguaj dëmin moral, material dhe fitimin e humbur. Ndaj, eventualisht nëse arrihet një traktat pa e detyruar Serbinë t’i kompensojë dëmet, ai Traktat do të derivojë destabilitet. Për këtë në muajin mars të vitit 2010, me kërkese të protokolluar i kemi sugjeruar znj. Edita Tahiri, se nëse Kosova tërhiqet nga kërkesa për dëmet e luftës, ajo barrë mund të bie mbi institucionet e ardhshme, pasi bëhet fjalë për shuma enorme, pra vlera miliardëshe.

Ju si organizatë sa padi keni ngritur për dëme lufte? A keni shifra sa padi jane ngritur nga qytetarët e Kosovës në përgjithësi?

Organizata “Ngrite Zërin” për dëme të luftës ka ngritur rreth 1000 kërkesë padi për qytetarët e Kosovës nga 12 komuna, pasi veprojmë në nivel vendi. Nuk kemi të dhëna zyrtare nëse mund të jetë ngritur edhe ndonjë padi tjetër.

Sa po i përgjigjet gjyqësori  ankesave dhe padive të kosovarëve ?

Gjyqësori deri më tani ka hedhur poshtë të gjitha kërkesë paditë duke u thirrur në jokompetencë edhe pse sipas dispozitave ligjore të LPK-së  ka bazë që t’i shqyrtojë. Mendimi ynë si organizatë është se ka shmangie të zbatimit të dispozitave ligjore, përndryshe nuk ka kuptim juridik e as logjik që viktimat me nga 3,4,5 por edhe 6 anëtarë të familjes të drejtohen në gjykatat e Serbisë. Serbia edhe sikur të shqyrtoj padit, vendimet do të jenë jo-efektive.
Institucinet tona duhet ta formojnë departamentin për çështje civile për dëme të luftës, ndaj njëra nga kërkesat është pikërisht kjo çështje.

A keni të dhëna sa është vlera totale e dëmit të shkaktuar, pra sa shtëpi janë shkatërruar, djegur, etj…?

Jo nuk kemi vlerën e totalit. Organizata posedon vetë të dhëna sa shkatërrime kanë ndodhur. Janë shkatërruar tërësisht mbi 130 mijë shtëpi apo objekti banimi, plus objektet ndihmëse etj.

demett-e-lfutess

Gjatë protestës së djeshme një prej qytetarëve deklaroi se pa zgjidhjen e kësaj çështjeje, në Kosovë nuk do të ketë qetësi. A pritet të mbahen protesta të vazhdueshme nëse nuk merren parasysh kërkesat tuaja?

Normal se do të ketë reagime nëse nuk merren kërkesat tona parasysh, por asnjëherë nuk mendoj se do të rrebelohemi. Sa i përket mospërkrahjes materiale për shpenzimet minimale për veprimatrinë e shoqatës, pikërisht unë si drejtor kam thënë se nëse deri në muajin mars 2017, nuk përkrahet organizata jonë, do ta thërrasë Kuvendin e VI-të dhe do të vendoset si të veprohet më tej. Anëtarët e shoqatës janë në gjendje të ndajnë mjete nga shporta ditore e tyre, vetëm e vetëm të mos vie deri te mbyllja e zyrës, pasi interesi është i përmasave nacionale.

A ka rrezik që asnjëherë të mos kompensohen dëmet e luftës?

Jo nuk ka.  Nëse shteti është i përkushtuar , do të bëhet kompensimi i dëmeve të luftës. Vlen të përmendet rasti i Bosnjë e Hercegovinës, ku pala e Republikës Serbe në Bosnjë është detyruar nga Gjykata në Strasburg t’i ekzekutojë 10 mijë aktgjykime të plotfuqishme, si dhe ka filluar kompensimi, por me këste e jo të bëhet menjëherë.

Cili është mesazhi juaj për krerët e shtetit, presidentin Thaçi, kryeministrin Mustafa dhe kryekuvendarin Veseli?

Mesazhi im si drejtor por edhe i organizatës “Ngrite Zërin”, është që ata të reflektojnë pa zhagitje në plotësimin e kërkesave tërësisht të bazuara në dispozitat vendore ligjore si dhe ato nga një mori konventash ndërkombëtare mbi liritë dhe të drejtat e njeriut.  Edhe për kundër faktit se Kosova ende nuk është pjesë e Këshillit të Evropës, pasiqë përmes Kushtetutës së Republikës të Kosoves, Konventave në rast kontesti u është dhënë epërsi për zbatim, dhe të njëjtat tani janë kategori e rendit juridik të brendshëm, përmes inkorporimit të obligimit për zbatim në Kushtetutën e Kosovës, dhe paraqet obligim për të gjitha gjykatat, për zgjedhjen e kontesteve në frymën e rasteve dhe vendimeve të  Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në Strasburg të Francës. /tesheshi.com/ 

Related Posts

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot
Analizë

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

10/05/2025
Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve
Politikë

Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve

10/05/2025
Vatikani si “mal me para”
Kryesore

Vatikani si “mal me para”

10/05/2025
Next Post
Rama sulmon gjermanin që “shtyu negociatat”: nuk ka çfarë t’i bëjë Shqipërisë!

Rama sulmon gjermanin që “shtyu negociatat”: nuk ka çfarë t’i bëjë Shqipërisë!

“Neuronet pasqyruese” që shpjegojnë smirën

“Neuronet pasqyruese” që shpjegojnë smirën

Frikë nga Koreja e Veriut e Rusia, Japonia pregatit qytetarët për t’u mbrojtur nga sulmet bërthamore

Frikë nga Koreja e Veriut e Rusia, Japonia pregatit qytetarët për t’u mbrojtur nga sulmet bërthamore

TË FUNDIT

  • Të fundit
Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

10/05/2025
Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

10/05/2025
Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

10/05/2025
Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

10/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni