Kreu i parlamentit egjiptian Ali Abdel-Al e ka “ngritur lart” Adolf Hitlerin në një koment që shihet si krahasim midis diktatorit gjerman dhe Presidentit Abdel Fattah Al-Sisi.
Në një seancë parlamentare, Abdel-Al tha: “Populli po qëndron i bashkuar pas udhëheqjes politike … Ne nuk mund të lejojmë luksin e përçarjes. Ndërtimi i kombeve në kohën e tranzicionit kërkon masa të ashpra … sepse gjatë këtyre kohërave ndërtohen institucionet dhe përcaktohet infrastruktura”.
Ai vazhdoi duke thënë se “nuk ka perspektivë për asnjë vend pa një infrastrukturë. Hitleri kishte gabimet e tij, por zgjerimi drejt Lindjes dhe Perëndimit u bë i mundur nga infrastruktura që ishte hedhur, një infrastrukturë që vazhdon edhe sot t’i shërbejë Gjermanisë që është sot.”
Në një postim në Facebook, Profesori i Kembrixhit Khaled Fahmy tha se njoftimi zbulon jo vetëm magjepsjen e regjimit me Hitlerin, por atë që mendon për të drejtat themelore dhe sundimin e ligjit.
Krahasimi tërhoqi kritika të gjera, përfshirë nga Ziad Abdel Tawab, zv/drejtori i Institutit të Kajros për Studime mbi të Drejtat e Njeriut, i cili tha se deklarata ngriti pyetje të reja mbi mbështetjen e Presidentit amerikan Trump për Al-Sisi-n. /tesheshi.com/