Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, shprehu hapur kërkesën e tij për krijimin e një qeverie me të gjitha partitë parlamentare shqiptare dhe fillimin e punës për zgjidhjen e problemeve që ka vendi.
“Sa më shpejtë duhet të formohen institucionet, kemi një bllokim dhe nëse dikush mendon për bojkotim të procesit po gabon. T’i harrojmë këto, por të vendosin interesin e Kosovës në vend të parë”, ka thënë Pacolli.
I pyetur për votimin e Veselit në postin e Kryetarit të Kuvendit, Pacolli tha se do të veproj njëlloj si deputetët tjerë të koalicionit LDK-AKR-Alternativa. /tesheshi.com/