Skandalin më të ri të qeverisë VMRO-BDI, e cila përmes Ministrisë së Kulturës ka sponzoruar librin e një farë Svetozareviçi, ku shqiptarët quhen vrasës, me indinjatë e ka komentuar edhe kryeredaktori i televizionit “Alsat-M”, Muhamed Zeqiri.
“Autori i librit te historisë ku shqiptarët e Tetovës dhe Gostivarit paraqiten si vrasës të maqedonasve është aktualisht drejtor i Muzeut të VMRO-së. I njëjti në këtë post është emëruar nga qeveria VMRO-DPMNE – BDI. Nuk do të më habit edhe nëse rezulton se libri të jetë finansuar nga ministria e kulturës. Me pare tona psikopat të tipit të Svetozareviqit na shajnë e na fyejnë. Ju lumtë BDI!!!”, ka shkruar Zekiri duke e shprehur revoltën e tij përmes “facebook”-ut. /tesheshi.com/