Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Qyteti i vjetër osman: gërmimet në Timishoara nxjerrin një botë të zhdukur shekuj më parë

by te Sheshi
22/01/2016
in Kryesore, Reportazhe
Reading Time: 4 mins read
A A
Qyteti i vjetër osman: gërmimet në Timishoara nxjerrin një botë të zhdukur shekuj më parë

Pas fasadës moderne europiane, një shesh në Rumani mban të fshehur një sekret. Poshtë sheshit Libertati në qytetin e Timishoarës është vendndodhja e një banjoje madhështore turke e periudhës osmane, (1552-1716).

harta e timishoares

Deri më tani, pa nisur gërmimet, askush nuk dinte gjë për këtë qytet nën qytetin modern, përveçse një pllake të vogël me shkrim arab në murin e një ndërtese aty pranë. Por, më pas, arkeologët kishin nxjerrë nga toka banjon 400-vjeçare turke të njohur si Hamami i Madh.

Gërmimet janë ende duke vazhduar, mirëpo thesaret e nxjerra nga toka kanë një vlerë të madhe. Arkeologët gjetën më shumë se një banjo toke. Ekipet gërmuan në disa vendndodhje të qendrës historike dhe e kaluara orientale e qytetit ishte befas aty, e ringritur nga nëntoka.

Timishoara u pushtua nga Perandoria Osmane në korrik 1552. Në komandën e pashait me origjinë shqiptare, Kara Ahmed Pasha, një ushtri me gati 16 mijë burra morën qytetin dhe shumë shpejt e shndërruan në kryeqytetin e rajonit Banat. Për më shumë se 160 vjet, Timishoara kontrollohej drejtpërdrejt nga sulltani. Qyteti ishte në linjën e parë të betejës së osmanëve me austro-hungarezët për territore që do t’i jepte formë rajonit për shekujt e ardhshëm.

sheshi union sot

Sheshi Libertati shtrihet mes dy shesheve të tjera, Unirii një vend popullor takimesh me shumë kafene e bare dhe sheshit Operei ku mbahen aktivitetet më të rëndësishme të qytetit dhe ato kulturore. Kështu që sheshi Libertati, apo Liria krijon ndjesinë e një oazi të një qetësie relative me pemët që ofrojnë hijen e tyre për secilin që dëshiron të ulet e të shohë sesi rrjedha jeta.

Pas në shekullin e 17-të, sheshi duhet të ketë qenë një vend ideal që njerëzit të vëzhgonin njëri-tjetrin. Banjot turke në disa pjesë të botës vijojnë të mos jenë vetëm vende për t’u larë dhe relaksuar. Ato luajnë rol në jetën qytetare, duke i sjellë njerëzit pranë e pranë në një hapësirë intime, sikundër kanë edhe rolin fetar të pastrimit shpirtëror.

germime

Gërmimet në sheshin Libertati nxorrën në dritë se Hamami i Madh përmbante 15 dhoma të rregulluara rreth një salle të madhe qendrore. Dyshemeja e banjove ishte e mbështetur mbi kolona tullash në formë katrore për të lejuar qarkullimin e ajrit të ngrohtë që prodhohej nga dhoma e sobës. Secila dhomë ishte e pajisur me kalime për ajrin dhe oxhakë për tymin. Nga jashtë, dhomat ishin të rrethuara nga kopshte dhe lulishte të brendshme të ndërtesave përreth, duke krijuar një atmosferë që ishte sa private dhe qetësuese, aq edhe ideale për të biseduar.

shtepi mesjetare germime

100 metra në perëndim ndodhet sheshi i Shën Xhorxhit, ku janë bërë gjithashtu, zbulime të rëndësishme të cilat e bën arkeologun rumun, Florin Drasovean të pretendojë për vendin se është “bota e perëndive, bota e të gjallëve dhe e të vdekurve”.

Në gjysmën e parë të shekullit të 18-të, kapiteni François Perette i ushtrisë perandorake austriake, hartoi një hartë të Timishoarës në të cilën ai vendoste disa shenja kyçe nga periudha osmane. Një nga më të rëndësishmet ishte Xhamia e Madhe e Timishoarës.

Evliya Celebi (1611-1682),  shkrues i njohur udhëtimesh nga periudha osmane e përshkruan xhaminë si një “faltore e madhe për t’u lutur”. Pas pushtimit austriak në vitin 1716, xhami u shndërrua në një kishë të krishterë dhe më pas u shkatërrua. Një kishë e re e ndërtuar në vend të saj fshiu gjithë gjurmët e xhamisë, derisa sa ndodhën gërmimet në vitin 2014. Pas shekujsh mungese, themelet e xhamisë dhe artefakte nga ajo periudhë dolën në dritë, të cilat bënë që Drasovean të rizbulojë atë lloj bote.

Por, kjo nuk është e gjitha. Përveç xhamisë, arkeologët që gërmuan në sheshin e Shën Xhorxhit kanë nxjerrë nga toka dhe mbetjet e një shtëpie druri dhe një ujësjellës. Ujësjellësit janë ndër instalacionet e para urbane të menaxhimit të ujit të ndërtuara në Rumani. Ndërsa osmanët  nuk ishin të parët që i ndërtuan, ata i organizuan ato për të furnizuar me ujë ndërtesat publike.

Shtëpitë e drunjta datojnë në periudhën mesjetare përpara mbërritjes së osmanëve  dhe u mirëmbajtën deri sa austriakët nisën ta modernizojnë qytetin në shekullin e 18-të. Arkeologët gjithashtu, kanë zbuluar edhe 160 varre rreth xhamisë, pjesa më e madhe varre të njerëzve të zakonshëm të mbështjellë me një copë të vetme rrobe në përputhje me traditën islame.

Për të ruajtur paqen dhe kontrollin politik gjatë periudhës osmane, turqit pranonin njerëz të të gjitha feve dhe etnive e nuk ndërhynin në jetën e banorëve vendas. Ndërsa kjo praktikë e mbante qytetin të sigurtë nga brenda, ai kërcënohej nga jashtë. Kështu që turqit përforcuan mbrojtjen e qytetit.

kanali sot ne timoshoara

Duke përfituar nga afërsia e lumenjve Bega dhe Timis, osmanët krijuan hendeqe rreth qytetit sikundër edhe fortesa. Lart sipër ujërave ishin ndërtuar mure të lartë deri në 3 metra të trashë, që ruheshin nga ushtarët osmanë. Mbrojtja e Timishoarës ishte aq efektive saqë ushtria e Eugjenit të Savojës e pushtoi qytetin në vitin 1716 vetëm për shkak se turqit u dorëzuan pas një rrethimi të gjatë dhe motit të vështirë të pazakontë.

Arkeologët besojnë se zbulimet më të fundit në qytet janë vetëm fillimi. Historia e Timishoarës daton që nga antikiteti dhe shumë sekrete fshihen ende nën tokë – çka e bën qytetin një vend të mirë për t’u vizituar.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991
Analizë

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”
Kryesore

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

14/05/2025
Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura
Kryesore

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Next Post
Buzëqeshja jo vetëm ju zgjat jetën por edhe…

Buzëqeshja jo vetëm ju zgjat jetën por edhe...

Barcelona fiton edhe “El Clasico”-n e basketbollit

Barcelona fiton edhe “El Clasico”-n e basketbollit

Flet hapur Fatmir Limaj: komentet për Thaçin e Veselin, Asociacionin dhe zgjedhjet

Flet hapur Fatmir Limaj: komentet për Thaçin e Veselin, Asociacionin dhe zgjedhjet

TË FUNDIT

  • Të fundit
Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni