Policia e Kosovës nuk është në Interpol, siç nuk është dhe në organizma të tjera ndërkombëtare, që e bëjnë të jetë ende një shtet përgjysëm. Por po punohet dhe këtë drejtim. Drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, po qëndron në vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndër takimet më të rëndësishme ai është ai me komisionerin e Policisë së New York-ut, William Bratton dhe zëvendëskomisionerin për Inteligjencë dhe Kundërterrorizëm John Miller.
Siç njoftohet, Maxhuni i është shprehur komisionerit Bratton se Policia e Kosovës tashmë ka dëshmuar veten se është profesionale dhe e përgatitur të jetë pjesë e të gjithë mekanizmave ndërkombëtarë policorë, përfshirë INTERPOL-in, EUROPOL-in etj.
Dhe pritet se ç`rezultat do ketë në kohë ky pohim, se a do përshpejtohet përfshirja e Kosovës dhe në organizmat ndërkombëtare policore.
tesheshi.com/