Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, morri pjesë në sesionin e fundit të konferencës mbi luftën kundër antisemitizmit që u zhvillua në Berlin, ku tha se Kosova është shembulli i tolerancës së fuqishme ndërkulturore e ndërfetare e shoqërisë dhe e shtetit kosovar.
Por Veseli nuk ka ofruar asnjë shembull të kësaj tolerance, si për të vërtetuar qëndrimin e tij që ngjan me një retorikë pa thelb.
Do mjaftonte kriza e rëndë politike që po vuan prej muajsh Kosova, për të pohuar të kundërtën, që tolerance si vlerë gjendet pikërisht në krizën e saj më të thellë, derisa ajo nuk përçohet nga politika, e cila ka dhe tragrin e drejtimit të vendit. /tesheshi.com/