Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, tha se ka urdhëruar një hetim zyrtar të nivelit më të lartë për të përcaktuar se si – ai që ajo nuk pranon t’ja përmend emrin – më 15 mars arriti të vrasë 50 muslimanë në dy xhami.
“Është e rëndësishme që asgjë të mos lihet në dorë të fatit, e të përcaktohet se si ndodhi ky akt terrorist, e se si ne nuk mundëm ta parandalonim”, ka thënë Ardern, e cila vijon ta vuajë rëndë atë që ndodhi në vendin e saj 10 ditë më parë.
Pak pasi ndodhi masakra, ajo urdhëroi ndalimin e armëve gjysmë-automatike dhe paralajëroi ligje të ashpra mbi përdorimin e tyre. /tesheshi.com/
.