Kryeministri i Turqisë, Binali Yldirim deklaroi në Mynih se Turqia është një shtet i së drejtës ashtu si SHBA dhe Gjermania, ndaj nuk lejon asnjë gjykim të shtrembëruar nga shtetet e tjera.
“Asnjë shtet nuk ka të drejtë të gjykojë vendimet e institucioneve të një shteti të së drejtës.
Përse nuk e lëmë drejtësinë të flasë dhe më pas të ndiqen të gjitha shkallët. Ju e dini se çdo qytetar turk mund ta ndjekë çështjen edhe në Gjykatën Europiane në Strasburg dhe Ankaraja është e detyruar ta zbatojë?”, tha kryeministri turk, i cili pranoi se proceset janë mjaft të ngadalshme dhe politika duhet të miratojë ligje për t’i përshpejtuar ata, duke lëvizur në Parlament./tesheshi.com/