Kryeministri i Maltës Joseph Muscat ka rënë dakord të takohet me prindërit e ish-gazetares investigative Daphne Caruana Galizia, e vrarë në një sulm me makinë me bombë në vitin 2017, për të diskutuar kërkesën e tyre për një hetim të pavarur për vdekjen e saj.
Ata do të takohen kur Muscat të kthehet nga Nju Jorku, nga samiti i Kombeve të Bashkuara, tha një zëdhënës për AFP.
Të premten, Muscat caktoi një gjykatës në pension për të hetuar vdekjen e gazetares Galizia.
Familja e saj është e kënaqur me këtë njoftim por po kërkon garanci për paanshmërinë e hetuesve.
Hetimi është caktuar të zgjasë nëntë muaj dhe do të udhëhiqet nga gjykatësi në pension Michaele Mallia me pjesëmarrjen e avokatit Ian Refal dhe ish-ekspertit të gjykatës Anthony Abel Medici.
Ky hetim i ri u njoftua pasi skadoi afati i caktuar nga Këshilli i Evropës për kryerjen e një hetimi të pavarur.
Të shtunën, Këshilli i Evropës përshëndeti vendimin e Maltës dhe theksoi se “do të monitorojë nga afër punën e komisionit të hetimit”. /tesheshi.com/
Daphne Caruana Galizia ka zbuluar disa nga episodet më të errëta të politikës Maltese dhe ka kritikuar me ngulm Muscat, por edhe liderin e opozitës. Tre persona janë akuzuar por urdhrat nuk janë identifikuar.