“Nuk duam trupa perëndimore kundër ISIS në Libi”. Kështu është shprehur kryeministri i ri i Libisë, Fayez Al Sarraj, në një intervistë për Daily Telegraph. Ai i kërkon komunitetit ndërkombëtar të trajnojë trupat në Tripoli dhe t’i japë fund embargos së armëve
“Terroristët do të mposhten nga forcat tona të armatosura dhe jo nga ushtritë rivale”, – shton ai. Menjëherë ka ardhur aprovimi i kërkesës së tij nga ministri i Shtetit John Kerry.
Në apelin që i ka bërë komunitetit ndërkombëtar, Al Sarraj theksoi se përpjekjet për të gjetur një zgjidhje paqësore janë dëmtuar nga ish gjenerali i Gheddafi Haftar dhe nga kreu i parlamentit të panjohur të Tobruk Agila Saleh.
Në mbledhjen e Vjenës, sekretari i shtetit, John Kerry ka shprehur gatishmërinë e Amerikës për “të mbështetur këshillin e presidencës libike” ndërsa ka siguruar se “do të kërkojë të revokojë embargon dhe të ofrojë gjithë instrumentet e nevojshme në këtë luftë”. /tesheshi.com/