Netanyahu nuk i është përgjigjur pozitivisht ofertës për ta takuar presidentin amerikan gjatë këtij muaji në Shtëpinë e Bardhë, duke e anuluar dhe vizitën e tij në Uashington. Kështu ka njoftuar Shtëpia e Bardhë, siç bën të ditur agjencia e lajmeve Reuters.
“U befasuam kur mësuam fillimisht nëpërmjet raportimeve mediatike se kryeministri [Netanyahu], në vend që ta pranonte ftesën tonë, zgjodhi ta anulojë vizitën e tij,” thotë një deklaratë e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, Ned Price.
Incidenti është një tjetër provë e marrëdhënieve të akullta mes kryeministrit izraelit dhe presidentit amerikan, posaçërisht pas marrëveshjes bërthamore me Iranin vitin e shkuar.
Shtëpia e Bardhë sqaroi se qeveria izraelite kishte kërkuar një takim të shefit të saj me presidentin amerikan më 18 ose 19 mars, e se dy javë të shkuar qe vendosur për datën 18 mars. /tesheshi.com/