Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka shprehur gatishmërinë për dialog me opozitën, ndërsa më herët është shprehur se Kosova nuk ka nevojë për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, duke qenë se dy partitë në koalicion kanë shumicën.
Deklarata e Mustafës erdhi gjatë një vizite në komunën e Shtimes, ku edhe u takua me kryetarin e kësaj komune, Naim Ismajli.
Gjatë takimit është diskutuar në lidhje me zhvillimin ekonomik të vendit dhe mundësive të bashkëpunimit të qeverisë me institucionet lokale. Vetë Mustafa premtoi ndihmë për vërshimet që kanë ndodhur në këtë komunë. /tesheshi.com/