Sikurse kishte premtuar në fushatën e tij elektorale, kryeministri i sapozgjedhur i Kanadasë, Justin Trudeau ka konfirmuar nëpërmjet një telefonate me presidentin e Shtetecve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama se ka për qëllim t’u japë fund sulmeve në Irak e në Siri kundër ISIS, në emër të Kanadasë.
Megjithatë, kryeministri Trudeau nuk ka bërë me dije kalendarin brenda të cilit planifikon të modifikojë karakteristikat e tërheqjes së misioneve luftarake kanadeze sa i takon ndihmës humanitare dhe të trajnimeve./tesheshi.com/