Gruaja në krye të LSI-së, Monika Kryemadhi, ka bërë një deklaratë nga e cila djegien e mandateve e ka njesuar me dashurinë ndaj kombin. E sapo dalë nga Kryegjyshata ku i ka uruar Baba Mondit Sulltan Novruzin, znj. Kryemadhi tha:
“Dashuria për kombin është djegia e mandateve që bëri opozita, sepse ajo tregoi ndarjen përfundimtare të çdo pazari dhe djegia e mandateve vendosi kornizat dhe shinat e dialogut. Nëpërmjet djegies së mandateve tregoi dhe njëherë mundësinë që gjërat duhet të vendosen dhe një herë në shinat dhe në shtratin kushtetues”, tha kryetarja e LSI-së.
Ndërsa duke e krahasuar opozitën me Abaz Aliun sipas besimit bektashi, ajo ofroi dhe një shpjegim historik për të djeshmen, duke e lidhur meaktualitetin.
“Tashmë, dhe diçka tjetër mund t’iu them përsa i përket bektashizmit, Abaz Aliu u vra nga Jeziti dhe Mavija të cilët në betejën e Qeberlasë kështu që gjithmonë beteja të tilla janë beteja që kanë kosto por në fund të fundit kanë një vlerë për të sjellë ata që thashë dhe pak më përpara; dikur Abaz Aliu solli demokracinë njerëzore dhe ne duhet të sjellim sot jetën dhe mirësinë për shqiptarët”, përfundoi znj. Kryemadhi. /tesheshi.com/