Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

    Strategjia e “kohëve të këqija” në BE

    Strategjia e “kohëve të këqija” në BE

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kryemadhi në krye të LSI-së dhe fenomeni i partive “me tapi” në Shqipëri

by te Sheshi
30/06/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Kryemadhi në krye të LSI-së dhe fenomeni i partive “me tapi” në Shqipëri

Lëvizja Socialiste për Integrim është rikonfirmuar si partia e tretë më e madhe në vend në këto zgjedhje.  Ajo lindi  në vitin 2004 si një përplasje e ish-kreut të saj Ilir Meta dhe një grupi deputetësh me Fatos Nanon në PS.

13 vite pas themelimit të saj kishte një kryetar të ri, Petri Vasilin, i cili në fakt nuk erdhi nga ndonjë garë brenda partisë, por u emërua aty nga Meta pas zgjedhjes së tij si president në fund të prillit.

Por pas zgjedhjeve, dhe pse me një rritje elektorale me 45 mijë vota, Vasili dha dorëheqjen duke i hapur rrugën marrjes së drejtimit të kësaj partie nga gruaja e Metës, deputetja Monika Kryemadhi.

Pra, LSI iku si nevojë për demokratizim të PS-së dhe përfundoi në një parti e privatizuar nga çifti Meta-Kryemadhi dhe pa demokraci të brendshme.

Kjo parti do të identifikohet gjithmonë si partia e Metës, ose e familjes Meta. Me gjasë, pas marrjes në dorë nga Kryemadhi ajo do të vijojë të jetë partia “me tapi” e familjes, ku karriera politike brenda saj varet vetëm nga lidhjet dhe nga shërbimi që iu bëhet ”pronarëve”.

Po a është vetëm kjo parti “me tapi” në terrenin politik post-komunist shqiptar?

Sigurisht që jo.

Për fat të keq, edhe partia më e madhe në opozitë dhe e para parti pluraliste e krijuar pas rënies së murit komunist, Partia Demokratike, shihet si një “tokë e xanun” nga Sali Berisha.

Berisha, një nga themeluesit e kësaj partie, edhe kur i është dashur ta lërë postin e kryetarit (kur ishte president dhe pas dorëheqjes në 2013-ën) ka ushtruar ndikimin e tij të fortë dhe ka qenë gjithmonë aty si “pronari” i vetëm dhe i pazëvendësueshëm i kësaj partie që përfaqëson gati gjysmën e elektoratit shqiptar.

Kur ai iku nga drejtimi i partisë, në fakt nuk iku për asnjë moment, pasi kishte përgatitur që më parë mëtuesin e tij politik duke i dhënë mbështetje Lulzim Bashës për kryetar. Për 4 vite Basha nuk arriti dot asnjëherë të ishte kryetari real i partisë, edhe për shkak se luftën parlamentare e drejtonte po Berisha, dhe për çdo vendimarrje ai vijon të shkojë në zyrën e tij.

Largimi i Berishës përsëri duket i largët në horizont kur partia ndodhet para një momenti deçiziv për t’u reformuar pas humbjes së thellë në zgjedhje.

Të dyja palët, ata të Bashës dhe kundërshtarët e tij, shohin tek Berisha “mesia”-n që do t’i udhëheqë edhe drejt kësaj sfide.

Nga ana tjetër, krej paradoksalisht partia më e madhe e së majtës që trashëgoi strukturat e Partisë së Punës ka treguar në 27 vitet e reja të jetës së saj politike se është më demokratike se partitë e tjera.

I ashtëquajturi lideri historik i PS-së, Fatos Nano pas dorëheqjes në vitin 2005 nuk u mirëprit më në zyrat e kësaj partie. Pasardhësi i tij Edi Rama që u zgjodh pa bekimin e tij dhe veprimi i parë politik që bëri ishte “vrasja e babait” për të çliruar veten nga pesha e emrit të paraardhësit.

Gjithsesi, pavarësisht episodeve që kanë treguar debatin e brendshëm në këtë parti si shenjë të demokrazimit të saj, nuk mund të thuhet se PS nuk është një parti tërësisht demokratike, ku gjithkush mund të bëjë karrierë të merituar, ku mendimi ndryshe nuk linçohet, etj.

Rasti më i fundit i Ben Blushit, i cili u detyrua të ikte nga partia pse sulmoi kryetarin, e tregon këtë.

Rama ka drejtuar me autoritarizëm duke sajuar dhe gara ku ai fitonte me 90 për qind përballë një kandidati kukull si Maqo Lakrori në 2009, apo referendum për rikonfirmimin e mandatit siç bëri një vit më parë.

Nga ana tjetër e 3 partive të mëdha, ku mbizotëron kulti i kryetarit dhe ka pak ose aspak demokraci në vendimarrje dhe organizim, kemi partitë e vogla që funksionojnë si ndërmarrje personale të kryetarëve të tyre, të cilët as nuk marrin mundimin të bëjnë zgjedhje sa për sy e faqe në parti.

Pothuajse të gjitha partitë e vogla janë parti që identifikohen me emrin e kryetari dhe kryetarët e tyre janë të përjetshëm në drejtim.

I gjithë ingranazhi partiak funksionon si shtojcë e emrit të kryetarit dhe vetë logoja e partisë identifikohet me të.

PDIU identifikohet me Shpëtim Idrizin (ai as nuk e merr mundimin të japë dorëheqje, edhe pse doli më keq nga parashikimet në zgjedhje); LZHK-ja me Dashamir Shehin, PDK-ja e Nard Ndokës, PBDNJ-ja e Vangjel Dules, PSD-ja e Skënder Gjinushit, i cili duke e konsideruar totalisht pronë partinë e tij ka nisur ta japë “me qera” në zgjedhje për kandidatë që kanë shumë parë por s’kanë parti, siç ishte rasti i fundit me Tom Doshin.  Ashtu si Gjinushi, edhe kolegu i tij Paskal Milo vijon të mbajë postin e partisë së tij PDS.

Një tjetër parti jetëgjatë në politikën shqiptare, Partia Agrare Ambjentaliste, u drejtua më shumë se dy dekada nga Lufter Xhuveli, i cili për shkak të moshës u tërhoq duke ia dorëzuar çelësat biznesmenit Agron Duka. Pas një viti e ca në krye të PAA-së, edhe kjo parti ka marrë fytyrën e Dukës, që duket se ka në plan të rrijë gjatë në drejtimin e saj, edhe pse nuk arriti dot t’a kthente në një parti parlamentare.

Demokratizimi i partive është kushti themelor për demokratizimin e shoqërisë dhe institucioneve që dalin nga zgjedhjet. E parë në këtë prizëm 27 vjet për Shqipërinë nuk kanë thënë asgjë, pasi vijojmë të kemi parti ku kryetari është “pronari” dhe vendos veton për listën e deputetëve të rinj, vendimarrjen dhe karrierën partiake. /tesheshi.com/

Related Posts

Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?
Kryesore

Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

10/07/2025
Të pathënat e Al Pacino-s
Kryesore

Të pathënat e Al Pacino-s

10/07/2025
Strategjia e “kohëve të këqija” në BE
Europa

Strategjia e “kohëve të këqija” në BE

10/07/2025
Next Post
Kreu i OSBE-ODIHR takim me Ramën, ja për çfarë diskutuan

Kreu i OSBE-ODIHR takim me Ramën, ja për çfarë diskutuan

Vajza me sëmundjen e rrallë, fle 22 orë gjumë çdo ditë (foto)

Vajza me sëmundjen e rrallë, fle 22 orë gjumë çdo ditë (foto)

Pasaportat më të çmuara në botë: ja ku renditet e Kosovës dhe Shqipërisë

Pasaportat më të çmuara në botë: ja ku renditet e Kosovës dhe Shqipërisë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Infeksioni i rrezikshëm bakterial kërcënon përsëri Evropën

Infeksioni i rrezikshëm bakterial kërcënon përsëri Evropën

10/07/2025
Te fqinji me Shqipërinë: turistë të tërbuar nga 1000 euro për tre pjata

Te fqinji me Shqipërinë: turistë të tërbuar nga 1000 euro për tre pjata

10/07/2025
Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

10/07/2025
Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

10/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni