Kryetari i Bashkisë së Ankarasë, Melih Gökçek ka deklaruar se polici Mert Altintas është një anëtar i FETO-s dhe qëllimi i atentatit të sotëm ndaj ambasadorit rus në Turqi është prishja e marrëdhënieve ndërmjet Rusisë dhe Turqisë.
Deklaratat e tij kreu i bashkisë së Ankarasë i ka bërë në llogarinë e tij në Twitter, ndërkohë që bën të ditur se zyrtarët rusë dhe ato turq do ta zgjidhin sa më shpejt problemin.
Gjykuar dhe nga veshja e pamja, atentatori ngjan me një gylenist. Edhe pse ka lëshuar fraza tipike implikuese, pamja e tij nuk e përligj aspak aktin e vrasjes së ambasadorit për hir të Halepit.
Ndërkohë, po bëhet virale në rrjet videoja ku Mert Atlintash lëshon thirrje me pistoletë në dorë, pasi ka lënë të shtrirë përdhe diplomatin e Kremlinit, i cili ndërroi jetë në spital /tesheshi.com/
https://youtu.be/rjCS0i2uHU8