Europa duhet të mbajë një ditë vjetore pa makina në një përpjekje për të lehtësuar ndotjen e ajrit, propozuan kryebashkiakët e Parisit dhe Brukselit.
Thirrja erdhi në një deklaratë të përbashkët nga Anne Hidalgo i Parisit dhe Philippe Close i Brukselit, ku të dy vunë në dukje “urgjencën e çështjeve të klimës dhe ndikimin shëndetësor të ndotjes”.
Të dy kryeqytetet do të mbajnë ditën e tyre vjetore pa makina, si pjesë e Ditëve të Trashëgimisë Evropiane 2018, një fundjavë e ngjarjeve kulturore që mbahen çdo vit në vendet përgjatë bllokut. /tesheshi.com/