Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Krutani Baki Dollma që habit turistët me librat e tij tek porta e Kalasë: ja pse zgjodha këtë vend…

by te Sheshi
14/09/2016
in Intervista, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Krutani Baki Dollma që habit turistët me librat e tij tek porta e Kalasë: ja pse zgjodha këtë vend…
16
SHARES

Nga Bardha Nergjoni

baki dollma

Është gati 80-të vjeç, por nëse komunikon me të,  ndalesh e bisedon për letërsi, gjuhë e histori do të duhet ta marrësh shtruar. Është një thesar i vërtetë i Krujës dhe mund ta gjesh çdo ditë në portën e Kalasë me botimet e tij të shumta dhe rrëfimet mjaft interesante. Nuk mundet të mos ndalesh kur dëgjon përshëndetjet në disa gjuhë, bisedat për historikun, legjendat, etnografinë dhe gjithçka për treva shqiptare të veriut. Nuk është historian, por historinë e di në majë të gishtave, madje e tregon aq bukur sa vështirë se largohesh pa një orë ndalesë. E sigurisht që librat e tij i shet, por siç thotë, ka falur me mijëra dhe është duke punuar për të tjerë duke sfiduar moshën. Ka pasur edhe kritika për empirizëm dhe mungesë metodike, por ai i mbron me shumë zell studimet e tij sa vështirë se mund ta kundërshtosh. Me entuziazmin që e karakterizon, oratorinë që e ka armë të fortë, Baki Dollma ndoshta nuk është shkencëtar por një punëtor i zellshëm për historinë e trevave ku ka jetuar, me qëllimin që librat e tij t’i mbeten brezave që do të vijnë.  Në prag të 80tave e ka një tjetër libër në dorë për ta botuar dhe nuk rresht së foluri për pasurinë e madhe të Krujës dhe Kurbinit. Për librat e tij, jetën, Krujën e shumë të tjera flet për tesheshi.com

Baki, Ju vini nga një karrierë e gjatë në mësuesi. Kur filluat të shkruani dhe të shisni libra historikë?

Kam punuar për 40 vite në arsim. Kam filluar në moshën 16-vjeçare, në vitin 1952 dhe kam dalë në pension në vitin 1992. Kam shërbyer si mësues gjuhe dhe leximi në disa shkolla të rrethit të Krujës. Vendosa të vij këtu në portën e Kalasë kur dola në pension dhe ndërkohë kam shkruar rreth 20 libra të ndryshëm. Në fakt, shumë ish-nxënës më kanë thënë: “Profesor, ti nuk e ke vendin këtu për të shitur libra”, por unë i jam përgjigjur se “në kala kam shtëpinë.” Këtu marr jetë pasi flas me turistë, vizitorë, studiues, njerëz nga vende të ndryshme. Kështu kaloj ditën dhe ndjehem i gjallë. Shitja e librave nuk është qëllimi im. Jo për modesti, por 1/3 e librave të mij ia kam dhuruar njerëzve.

14317507_1305729352770443_2749746778002435514_n

Ju keni takuar me mijëra turistë. Cilat kanë qenë përshtypjet e tyre për Krujën, për librat?

Kush vjen në Shqipëri e ka të vështirë të largohet pa parë Krujën dhe përshtypjet janë nga më të rrallat. Sa i pëket librave të mij, mund të them se  pëlqehen jo vetëm nga shqiptarët por edhe nga të huajt. Ka pasur shumë raste që pasi kanë marrë librat, janë rikthyer për të më thënë vlerësimet e tyre dhe për të më falenderuar pasi unë jam munduar të shkruaj saktë dhe pa subjektivizëm.

Si keni arritur të përfshini disa fusha në  librat tuaj dhe cili është libri i radhës?

Kam shfrytëzuar shumë arkiva, kam mbledhur histori duke intervistuar të vjetër dhe duke mbledhur legjenda e etnografi në fshatra.  Në librat e mi  janë trajtuar materiale historike, arkeologji, tema të fushës së religjionit, gjuhësi, etnografi, etj. Kam studiuar lëvizjet e familjeve krutane qysh nga koha e Skënderbeut, për ato që shkuan në Himarë dhe për legjenda që qarkullojnë në të gjithë zonën e Krujës dhe Kurbinit. Mund të them se kam realizuar të vetmin studim në Shqipëri mbi sinoniminë e fjalëve të rralla të bujqësisë në vendin tonë. Jam duke punuar për një libër mbi toponiminë dhe mikrotoponiminë e rrethit të Krujës dhe Kurbinit.

Cila është e veçanta që ju dallon në botimet tuaja?

Jam natyrë hulumtuese dhe nuk përtoj të gërmoj. Kam shëtitur fshatra, kam shfletuar arkiva dhe kam dokumentuar çdo të dhënë. Mendoj ti lë këtë pasuri brezave pasi jam me shprehjen se i dituri nëse është vërtet i tillë nuk duhet ta mbajë diturinë për vete por ta shpërndajë tek të tjerët.

E keni ndjekur debatin mbi Skënderbeun dhe çfarë mendoni për tezat e hedhura për betejat e heroit kombëtar?

Kam dëgjuar shpesh të hidhen teza për të përbaltur Skënderbeun dhe luftën që ai bëri për trojet shqiptare. Ka studiues të vendeve të tjera që i intereson kjo gjë, por nuk mund të shpjegohet pse shqiptarët bëjnë gabime. Për mua nuk kanë baza shkencore, por është mënyra se si i shikojnë ata historinë dhe kjo nuk duhet të ndodhë.

A është transformuar Kruja dhe si ka ndikuar ky ndryshim?

Kam të gjithë jetën që e shikoj zhvillimin e Krujës dhe 20 vjet e më shumë tek kjo portë. Në kohën e komunizmit dihet që kishte më tepër rregull dhe restaurimi bëhej më mirë. Sot vazhdojnë të bëhen ca ndërtime që janë jashtë kriterit arkeologjik, jashtë kriterit muzeal dhe që ia prishin pamjen Krujës. Sigurisht që po dominoi paraja nuk ka më kritere. Kruja duhet mbrojtur nga të gjithë nem por sidomos nga shteti.14358757_1305729706103741_4183355030689066494_n

Do t’ju gjejmë gjithmonë në portën e kalasë së Krujës?

Më kanë thënë që nuk e kam vendin këtu, por unë mendoj se këtu ndjehem më mirë se kudo. Të gjithë më thërrasin “profesor”. Për kontributin tim jam propozuar dy herë për Qytetar Nderi i Krujës. Ndoshta kalon në këshill këtë herë. Por nuk është kjo që pres më shumë se përshtypjet që më japin çdo ditë njerëzit. Ato më mbushin me entuziazëm për të vazhduar të shkruaj dhe të jem çdo ditë në të njëjtin vend dhe ti shërbej Krujës time, ashtu siç ajo më shërben mua. /tesheshi.com/

Related Posts

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?
Analizë

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Next Post
Vërtet interesante: ambasadori britanik në Arabinë Saudite kthehet në Islam dhe kryen haxhin

Vërtet interesante: ambasadori britanik në Arabinë Saudite kthehet në Islam dhe kryen haxhin

Dritaret që pastrohen vetë

Dritaret që pastrohen vetë

Champions League: Dortmundi, Mançester Siti e Lestëri e kalojnë me sukses provën e parë, më e vështirë për Realin

Champions League: Dortmundi, Mançester Siti e Lestëri e kalojnë me sukses provën e parë, më e vështirë për Realin

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni