Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

KRIZA/ Që nga djegia e mandateve e deri te emërimet në Kushtetuese: pse Meta turfullon e Rama ka “qetësi e dashuri”?

by te Sheshi
16/11/2019
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
KRIZA/ Që nga djegia e mandateve e deri te emërimet në Kushtetuese: pse Meta turfullon e Rama ka “qetësi e dashuri”?

Krizën aktuale më të fundit, atë për emërimet e në Gykatën Kushtetuese, që po si protagonist presidentin Meta, nuk është e nevojshme ta shohësh në kontekstet juridike për të dalluar se kush po e shkakton dhe në se në ç’kah është e drejta. Mjafton t’i qasesh politikisht, sigurisht, duke u shtrirë në kohë dhe detaje.

Gjykata Kushtetuese, ringritja e saj,  është një ndër triumfet e Reformës në Drejtësi, dhe kuptohet mirë pse Meta ka një çakërdisje, në fakt të panjohur deri më sot në tipologjinë e tij politike. Varion kjo që nga shfaqjet me tension nervor në rast aktesh e deklaratash, e deri te sjelljet e shpenguara të tipit “adoleshencë e vonuar”, ku regjistrohet dhe një vetëprezantim në publik me mbathje banje.

I njohur në politikë vetëm si aktor krizash e kurrë si politikan idesh, projektesh, vizionesh, programesh apo reformash, vetëm me LSI-në si produkt që lidhet me emrin tij, një mishërim i klientelizmit, ai, në çdo krizë të kaluar, ka qenë gjithsesi më i vetëpërmbajtur. Mjaft të kujtojmë KPD-në e famshme, të përplasjes së tij me Nanon. Jepja hakun: kishte një seriozitet tërheqës përballë Nanos gojëçapraz. Ndërsa kjo me Ramën, pra me mazhorancën që pas 2017-ës, është një shpërfytyrim dramatik i tij. Eshtë i tillë që e tradhëton në vetëpromovimin si njeriu që ka “të parën Shqipërinë” dhe që e bën vetëdenoncues të asaj çfarë fshihet pas frazave me theks patriotik, deri me bërjen e shqiponjës pas anullimit të 30 qershorit(!). Eshtë ajo që, nëse në krizat e tjera ka patur përballë aktorë politikë porsi ai, në kuptimin nacional, kësaj here ka ndërkombëtarët.

Një linjë përplasjeje  me ta e ka shoqëruar që pas votimit(me pahir) të Reformës në Drejtësi. E nëse e ka ngritur votën me bindjen se ajo kurrë nuk do mund të jetësohet, jetësimi i saj nën diktat ndërkombëtar, e ka çuar në “pikën e vlimit” ku ndodhet. Pra, nuk është një betejë që e ka me Edi Ramën. Kjo bën që ndërsa ai turfullon, kryeministri shfaqet, siç Meta do thoshte, tërë “qetësi e dashuri”. Qetësia e këtij të fundit, siç në rastin e 30 qershorit, ku me sportivitet përcillte bindjen se ato do zhvillohen gjithsesi, gjë që ndodhi dhe tamam siç e kishte parathënë, është prova se Meta, në gjithçka synon ndërkombëtarët, ata po që bëjnë të paimagjinueshmen deri më sot: heqjen e drejtësisë nga duart ku Meta e jo vetëm e kanë patur gjithnjë. Nuk është çështja nëse e kap apo jo Rama; çështja është se ajo po i ikën (apo ju ikën) nga duart njëherë e mirë. Dhe kjo nuk është pak për aktorë politikë që i kanë shpëtuar drejtësisë paq për afera ulëritëse.

Emërimet në Gjykatën Kushtetuese, pra ato që kanë provokuar krizën më të fundit, vijnë në kohën e një disfate të rëndë në projektin me natyrë ekstreme për ta kthyer përmbys gjithçka, për ta zhbërë reformën, duke rrëzuar qeverinë. Fjala është për djegien e mandateve, protestat deri të dhunshme, e më pas bojkotin e zgjedhjeve lokale. Në mos kanë qenë apo janë të bindur shqiptarët, se pas këtij projekti qëndron në pozicion okult vetë Meta, te ndërkombëtarët kjo as që ka diskutim. Dhe ata, në shah-matin e tyre po veprojnë në bazë të kësaj të dhëne, të kësaj vetëdijeje, mbi atë se ç’rol ka marrë kreu i shtetit dhe se ç’kërkon të bëjë ai, në synimin në nivel çmendurak, për ta pamundësuar Reformën në Drejtësi me çdo çmim, deri në “frymën e fundit” siç mund të thuhet në këtë rast.

Edhe thirrjet e fundit për “kapje armësh”, nuk i adresohen Ramës por ndërkombëtarëve. Betejën e ka me ta, dhe është rasti, jepja hakun, për t’u vlerësuar në heroizmin  e tij. Por është një heroizëm që e tradhëton, për të kuptuar se ç’fshihet pas tij: një makth i madh!

Në këtë pikë, siç e kanë kuptuar fort mirë ndërkombëtarët atë, edhe ai i ka kuptuar fort mirë ndërkombëtarët. Dhe këtu nis humbja e “qetësisë dhe dashurisë”! /tesheshi.com/                                    

Related Posts

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!
Politikë

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina
Analizë

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Next Post
Bloomberg: Gates, sërish njeriu më i pasur në botë

Bloomberg: Gates, sërish njeriu më i pasur në botë

Franca, ftesë ekspertëve rusë për restaurimin e Notre-Dame

Franca, ftesë ekspertëve rusë për restaurimin e Notre-Dame

Vuçiç në spital, Cedomir Jovanoviç: ja pse e dua “të gjallë”

Vuçiç në spital, Cedomir Jovanoviç: ja pse e dua "të gjallë"

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

02/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni