Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kriza politike në Kosovë, ja pse Veseli e Haradinaj janë në garë edhe me kohën

by te Sheshi
09/08/2017
in Kryesore, Politikë, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Kriza politike në Kosovë, ja pse Veseli e Haradinaj janë në garë edhe me kohën

Nga Blendi Gashi

Deklarata e shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti se nuk lidhin koalicion qeverisës me Vetëvendosjen pa kërkuar falje kjo e fundit për sulmin ndaj institucioneve dhe kryeministrit Mustafa, është një “qershia mbi tortë: për krerët e PAN-it, Kadri Veselin e Ramush Haradinajn, të cilët në mungesë të numrave për t’u bërë kryekuvendar dhe respektivisht kryeministër, po bojkotojnë seancën konstituive të Kuvendit, ndërsa po drejtojnë gishtin kah Vetëvendosje dhe LDK-ja e aleatët si bllokues të proceseve.

Kjo deklaratë e Hotit është quajtur naive nga vetëvendosësi Glauk Konjufca, që sipas tij mund të prishë bashkëpunimin eventual për formimin e një qeverie VV-LDK, gjithmonë nëse dështon PAN.

Padyshim se këto kacafytje mes vetëvendosësve e LDK-istëve më së shumti i çojnë ujë në mulli PAN-istëve të cilët veç kanë nisur të fërkojnë duart për prishjen eventuale të “koalicionit të paqes”, pjesë e së cilës janë edhe AKR-ja e Behgjet Pacollit e Alternativa e Mimoza Kusari-Lilës dhe Ilir Dedës.

Dhe duke parë se Pacolli është “pro” një qeverie gjithëpërfshirëse dhe kundër bllokadave, nuk është larg mendsh që ai ta braktisë LDK-në dhe të japë votën për Veselin-kryekuvendar e Haradinajn-kryeministër, edhe pse vazhdon ta mohojë një gjë të tillë.

Pavarësisht kësaj, një gjë është mëse e qartë se PAN po bojkoton seancën konstituive për të blerë kohë me synimin që të ndajë LDK-në me aleatët dhe të pamundësojë një bashkim të tyre në qeveri me Vetëvendosjen.

Kjo u kuptua edhe prej ngacmimit që bëri deputeti i NISMA-s, Bilall Sherifi sot në takimin konsultativ ku i tha Avdullah Hotit të LDK-së se pas deklaratës së tij se nuk lidhin koalicion me VV-në “numrat në Kuvendin e Kosovës nuk janë 60:60, por kemi një realitet të ri  dhe se në çdo rrethanë PAN mbetet shumicë parlamentare”.

Dhe padyshim kjo luftë tashmë e hapur mes VV-së e LDK-së të cilat synojnë rrëzimin e Veselit e Haradinajt nga pushteti, i çelë derën Pacollit të niset drejt “krahut të luftës”, nëse nuk ka një marrëveshje nga kampi tjetër për një bashkëqeverisje të mundshme.

Një javë kohë për Veselin për të çarë “krahun e paqes”

Duke parë se situata ka ndryshuar në favor të tyre dhe se një bashkim LDK-VV thuajse është i pamundur, sot përfaqësuesit e PAN-it kërkuan edhe një javë kohë, siç thanë të mblidhen edhe një herë partitë dhe të vendoset për vazhdimin e seancës për datën 17 ose 18 gusht. Këtë deklarim e bëri pas mbledhjes deputeti i AAK-së Pal Lekaj, pa dhënë ndonjë shpejgim se pse ju duhet kaq kohë e gjatë dhe nëse të enjten apo të premten e javës tjetër do rikthehen në sallë për të propozuar kandidatin për kryekuvendar dhe më pas t’i hapet rruga krijimit të qeverisë.

Dhe duke parë se vazhdimi i seancës është thirrur për nesër dhe PAN ka konfirmuar se nuk do të marrë pjesë, padyshim se shtatë ditët e ardhshme do të jenë një sfidë për Veselin e Haradinajn që përveçse të bindin përfundimisht Teuta Rugovën e LDK-së e Labinot Tahirin e AKR-së për t’ua marrë votat, të ndajnë më pas përfundimisht Behgjet Pacollin nga LDK-ja dhe ta marrin në bashkëqeverisje, për të ndarë më pas dhe një pjesë jo të vogël të tortës së pushtetit.

Këtë nuk e kanë lehtë ta bëjnë, pasi Pacolli haptazi ka treguar se është mashtruar nga PDK dhe vazhdon ta mbajë intain me drejtues të kësaj partie.

Megjithatë, saktësisht deri sot një javë pritet që kriza politike të marrë rrjedhën e saj qoftë drejt shkrirjes apo ngrirjes së tërësishme që do rezultonte me mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Kjo e gjitha varet nga pazaret eventuale që mund të bëhen brenda 7-ditëshit të ardhshëm mes PAN-it dhe AKR-së ku përfundimisht do çonin në opozitë Vetëvendosjen dhe LDK-në. /tesheshi.com/

Related Posts

Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze
Sociale & Shoqëri

Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze

05/07/2025
Hamasi, përgjigje Izraelit dhe SHBA-së: Gati për armëpushim me këto kushte…
Diplomaci

Hamasi, përgjigje Izraelit dhe SHBA-së: Gati për armëpushim me këto kushte…

05/07/2025
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?
Bota & Rajoni

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Next Post
Kërcënimi koreanoverior, Trump: Arsenali bërthamor amerikan, më i fuqishëm se kurrë më parë

Kërcënimi koreanoverior, Trump: Arsenali bërthamor amerikan, më i fuqishëm se kurrë më parë

E rrallë: si përfundoi plani i vizitës së Putinit në Finlandë në inbox-in e një gruaje të zakonshme

E rrallë: si përfundoi plani i vizitës së Putinit në Finlandë në inbox-in e një gruaje të zakonshme

Edhe WhatsApp bëhet si Facebook

Edhe WhatsApp bëhet si Facebook

TË FUNDIT

  • Të fundit
Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze

Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze

05/07/2025
Hamasi, përgjigje Izraelit dhe SHBA-së: Gati për armëpushim me këto kushte…

Hamasi, përgjigje Izraelit dhe SHBA-së: Gati për armëpushim me këto kushte…

05/07/2025
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni