Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kriza në Kosovë, pasoja edhe në Shëndetësi: lutje sindikaliste që Zoti t’u kthjellojë mendjen politikanëve

by te Sheshi
17/08/2017
in Kryesore, Sociale & Shoqëri, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Kriza në Kosovë, pasoja edhe në Shëndetësi: lutje sindikaliste që Zoti t’u kthjellojë mendjen politikanëve

Nga Bashkim Kastrati

Zvarritja e krijimit të institucioneve të Kosovës siç duket do të vazhdojë edhe në javët në vijim. Tashmë supozohet se kjo zvarritje po bëhet edhe duke kalkuluar zgjedhjet lokale.

Koalicioni PAN vazhdon të mos marrë pjesë në seancën parlamentare dhe ta propozojë kandidatin e tyre për kryeparlamentar.  Të mërkurën ky koalicioni i udhëhequr nga PDK kërkoi që vazhdimi i seancës themeluese të mbahet më 24 gusht. Kësisoj, e shtyu edhe për një javë kërkesën e vet të mëparshme – që seanca e radhës të mbahej këtë të enjte ose të premte, me 17-18 gusht.

Siç shihet zvarritja do të zgjasë ende, ndërsa kalkulimet politike për të përfituar në kohë dhe nuk dihet se kur do të përfundojnë. Sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, zgjidhja është e komplikuar, pasi që vetëm PAN ka të drejtë të propozojë kandidatin për kryeparlamentar, ndërkaq nuk ka asnjë afat kohore se kur mund t’i përfundojë kjo e drejtë koalicionit fitues.

Vonesa e krijimit të institucioneve shkakton pasoja të ndryshme në shumë fusha. Sigurisht që edhe fusha e shëndetësisë është e prekur nga kjo krizë politike. Shëndetësia në Kosovë edhe ashtu në vazhdimësi është përballur me vështirësi të shumta, që nga mungesa e medikamenteve nga lista elementare, e deri të mungesa e aparateve diagnostikuese dhe infrastrukturës.

Ditë më parë u raportua se spitalet publike janë në krizë të furnizimit me barna. Nëse furnizimi nuk përmirësohet ditëve në vijim, ekziston rreziku që shumë shërbime të mbyllen.

Në disa spitale nuk ka as terapi emergjente që mund të shpëtojnë jetë. Mungesë të theksuar të barnave (citostatikëve) ka edhe për pacientët e diagnostikuar me kancer. Mungesa kaq të mëdha të furnizimit në sistemin publik shëndetësor që do të rrezikonin funksionimin nuk ka pasur qe afro dy vjet.

Kjo ka ndodhur për shkak të moskoordinimit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSH) dhe për shkak të mosrishikimit të buxhetit nga Kuvendi i Kosovës. MSH-ja në fillim të vitit pati premtuar se me rishikim të buxhetit do të rritet buxheti për furnizim.

“Institucionet shëndetësore publike kanë mbetur për gjynah”

Xhemajl Selmani, kryetar i Sindikatës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka thënë për tesheshi.com se Shëndetësia nuk ka qenë prioritet i asnjë qeverie deri më tani dhe si pasojë gjendja në këtë sektor është e vështirë. Ai thotë se edhe kriza e fundit politike vetëm sa e vështirëson punën në institucionet shëndetësore.

“Në sektorin shëndetësor, vazhdimisht ka ndikuar politika me interesat e saja meskine, e cila e ka shfrytëzuar sistemin e prokurimit për të futur dorën ne buxhetin edhe ashtu të mangët, i ndarë nga paraja e taksapaguesve të Kosovës. Dua të them që në kushte normale politike dhe ka ndodhur lloj-lloj keqpërdorimi dhe abuzimi me paranë e ndarë për shëndetësi. Nëse kemi parasysh që tani jemi në krizë politike, mund të them që për matrapazët e sistemit nuk ka krizë”, thotë Selmani.

Ai thotë se Ministria e Shëndetësisë që nga ndërrimi i vijave buxhetore në fund të vitit 2015, kontrollon pothuajse në tërësi buxhetin për shëndetësi, bile edhe buxhetin e grumbulluar në emër të odës së mjekëve.

“Si duket, ngaqë nuk po guxojnë me prekë shumë në buxhet, Shërbimi Spitalor Klinik i Kosovës (SHKSUK) e në veçanti Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), kanë mbetur për gjynah, edhe më për gjynah pacientët të cilët kanë nevojë për shërbime shëndetësore. Por përkundër kësaj, ministri dhe stafi i ngushtë i tij po gjejnë mënyra për t’u trajnuar çdo fundjavë, trajnim i cili përveç mëditjeve ka edhe një kosto goxha të lartë”, theksoi Selmani.

Ai thotë se fusha e shëndetësisë duhet të jetë prioritet real i qeverisë së ardhshme dhe se është koha e fundit që të ndodhë kjo, pasi që qytetarët e Kosovës meritojnë të kenë një shërbim të mirë shëndetësor në institucionet shëndetësore, e jo të shkojnë për trajtim dhe shërim jashtë vendit, ndërsa ata që nuk kanë mundësi përballen me vështirësi nga me të ndryshmet.

“Zoti ua kthjelloftë mendjen politikanëve dhe menaxherëve të shëndetësisë, mbesim me shpresë se ju vjen gjynah dhe turp lidhur me këtë gjendje në shëndetësi, sepse në të kundërt, nuk ka kush që i ndalon. E keqja e madhe është se këta janë aq të zotët sa gjejnë dhe krijojnë edhe fajtor kujdestar”, u shpreh Selmani. /tesheshi.com/

Related Posts

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare
Gjeopolitikë

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?
Sociale & Shoqëri

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
Next Post
Lista e kandidatëve të PD-së, Basha lë jashtë Topallin, Patozin, Bregun, Selamin….dhe Kaç Islamin

Pas dorëheqjeve të teknikëve, PD akuza qeverisë: po fle gjumë, janë mbytur 23 njerëz në det

Pas dorëheqjeve të ministrave teknikë, reagon Tritan Shehu: iu dha fund fantazive për koalicion PD-PS

Pas dorëheqjeve të ministrave teknikë, reagon Tritan Shehu: iu dha fund fantazive për koalicion PD-PS

Deputeti Braçe pështyn virtualisht Balkanweb-in: ptuuuu!

Raporti i teknikëve për zgjedhjet, Erion Braçe: ku janë provat, thuhen të njëjtat gjëra nga viti 2001

TË FUNDIT

  • Të fundit
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni