Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kriza kosovare e parë nga Maqedonia: Si komentohet sjellja opozitare dhe “Zajednica” e qeverisë

by te Sheshi
25/10/2015
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
Kriza kosovare e parë nga Maqedonia: Si komentohet sjellja opozitare dhe “Zajednica” e qeverisë

Nga Mensur Krasniqi

Zhvillimet e pazakonta në politikën e Prishtinës, po ndiqen me shqetësim dhe në hapësirat shqiptare të Maqedonisë. Analistë të atyshëm kanë ç`thonë si për Zajednicën, e si për mënyrën e trajtimit të saj nga ana e kahjeve politike. Mos harrojmë se jeta shqiptare në rajon, është e ndërthurur në atë mënyrë sa po u ftoh njëra Shqipëri (Shqipëria vetë, Kosova, “Shqipëria” e Maqedonisë apo ajo e Malit të Zi), pashmangshmërisht që teshtin e gjithë shqiptaria.

Sipas Xhenis Sulimanit, njohës i rrethanave politike ndërkombëtare, Kosova ka Kushtetutën më demokratike në vend, në raport me etnikumet tjera joshqiptare të këtij shteti. Qytetarët në Kosovë gëzojnë të drejta themelore politike, të cilat shqiptarët e Maqedonisë, Greqisë e Serbisë munden vetëm t’i ëndërrojnë. E gjithë kjo, Sulimanit i jep të drejtën që të konstatojë se çdo kërkesë tjetër për organizim politik nga entikumet tjera në Kosovë është tendencioze dhe jo e dobishme – duke iu referuar kështu Zajednicës –  si për kosovarët ashtu edhe për etnikume tjera që jetojnë në këtë shtet.XHENIS SULIMANI

“Vlerësoj se është thyerje e parimeve të konceptit qytetar mbi themelimin e shtetit për t’ia mbushur apetitet dashakeqe të serbëve në Kosovë. Mu për këtë arsye them se Zajednica thyen konceptin qytetarë në Kosovë, dhe jo vetëm shqiptarët, por nënvlerëson edhe popujt tjerë që jetojnë në Republikën e Kosovës”, deklaroi për tesheshi.com Xhenis Sulimani.

Sulimani komentoi me zë kritik edhe veprimet e rebeluara të opozitës për ta kundërshtuar çdo lloj marrëveshjeje që thyen autonominë e Kosovës, duke theksuar që parlamentarizmi karakterizohet me lirinë e shprehjes, por jo edhe me veprime të pahijshme dhe antiqytetareske. Parlamenti është arenë debati e jo arenë fyerje.

“Jam pro çdo forme demonstrimi të protestës, por jo deri aty ku shkel lirinë e tjetrit. Qytetarët kanë zgjedhur përfaqësues që institucionalisht t’i zgjedhin problemet dhe jo në rrugë. Gjendja aktuale në Kosovë dëshmon se kjo garniturë politike duhet të shkojë në pension. Dhuna dhe parlamentarizmi nuk kanë asgjë të përbashkët. Opozita do duhej t’i kishte provuar të gjitha mjetet parlamentare paraprakisht dhe të bindte qytetarët se kjo qeveri është e dëmshme, e tek pastaj të provonte metoda të tjera më radikale. Ndërkaq, pozita konsideroj se në asnjë mënyrë nuk është dashur të thirrë seancë në kësi kushte të jashtëzakonshme, sepse në njëfarë mënyre kjo mund të interpretohet edhe si provokim klasik”, vazhdoi Sulimani.

Në fund Sulimani nuk deshi të bëjë krahasimin mes opozitës  kosovare me atë në Maqedoni, meqë sipas tij, opozita jonë dhe opozita e Kosovës siç thotë populli “gjunah është me u krahasu”.

“Patjetër se ata janë shembull. Opozita në Kosovës është edhe më qytetare, edhe e organizuar, edhe aktive, … nuk flenë, që është më e rëndësishme. Opozita jonë (me disa përjashtime të vogla- kohën e fundit) asnjëherë drejtësinë nuk e kërkoi në rrugë, të mos flasim për në institucione. Fatkeqësia më e madhe është se as në institucione kyçe s’kemi të dhëna sa jemi të përfaqësuar”, përfundoi Sulimani.isen saliu (1)

Ndërsa  për kryeredaktorin e gazetës Lajm-i, Isen Saliu, nuk ka dyshim që Zajednica është një projekt i dëmshëm për Kosovën, pasi sipas tij, për këtë flet edhe fakti që një model të tillë nuk duan ta aplikojnë as shtete si Maqedonia të cilat kanë bashkësi etnike joshumicë, e që janë shumë më të mëdha se pakica serbe në Kosovë.

“Për këtë arsye mendoj se aktivitetet e opozitës kosovare për të penguar krijimin e Zajednicës janë për cdo lëvdatë dhe nëqoftëse opozita kosovare vazhdon të jetë këmbëngulëse si deri tani, do të arrijë të bllokojë krijimin e Zajednicës të Hashimit dhe Isës”, shprehet për tesheshi.com, Isen Saliu.

Ndërkaq, Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve në Maqedoni, Naser Selmani, duke komentuar rreth ngjarjeve të fundit në Kosovë, në profilin e tij në Facebook ka shkruar se opozita kosovare nuk duhet të mbajë përgjegjësi që i kundërshton vendimet e dëmshme qeverisë. Andaj, si rrjedhojë e kësaj, ai ka akuzuar ashpër disa analistë politikë, të cilët sipas tij, janë në shërbim të pushtetit.naser selmani

Postimi i plotë i Selmanit:

“Anal-istat e disa mediave kosovare, hyzmeqarë të pushtetit të PDK dhe LDK, po ndërrojnë strategji. Pasi dështuan në përpjekjen qyqare për të bindur kosovarët se fajtore për dështimet e qeverisë është opozita, tash kanë nisur të zbatojnë një stratetegji tjetër të larjes së trurit të kosovarëve.

Tash flasin për ndarjen e përgjegjësisë për krizën në Kosovë mes opozitës e pushtetit. More naçallnika, ku keni parë ju në vende demokratike opozita të mbajë përgjegjësi sepse kundërshton vendimet e qeverisë që dëmtojnë interesat e vendit?!

Naçallnikat nuk kanë guxim të shkruajnë se krizën në Kosovë e ka shkaktuar pushteti duke nënshkruar marrëveshje me Serbinë, e cila i mundëson shtetit serb të instrumentalizojë pakicën serbe kundër shtetit të Kosovës dhe popullit shumicë.

Kjo marrëveshje do të mund të ishte e pranueshme me kusht që Serbia menjëhërë të njihte pavarësinë e Kosovës dhe qeveria sebe autonomi të njejtë t’u njihte edhe shiptarëve të Luginës së Preshevës. Kjo do ta bënte marrëveshjen të pranueshme për shqiptarët sepse do të vendoste raporte reciprociteti në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

Vetëm kështu mund të detyrohet qeveria serb të respektojë Kosovën dhe interesat e saj. Në të kundërtën, Kosova saherë do të jetë inferiore në raportet me Serbinë dhe kurrë nuk do të mund të sfidojë politikën agresive të shtetit serb kundër shqiptarëve në përgjithësi.

Ushtria serbe nga Kosova u largua në vitin ç999, por aty mbeten instalacionet e saj jo vetëm brenda bashkësisë serbe, por edhe në mesin e shqiptarëve. Opozita duhet të kërkojë lustrimin e shoqërisë kosovarë, nëse duan të pastrojnë politikën dhe intitucionet kosovare nga hyzmeqarët e të gjitha llojeve!”

 /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Harrojeni Bill Gates, ja kush është më i pasuri i planetit

Harrojeni Bill Gates, ja kush është më i pasuri i planetit

Tifozët e Crvena Zvezdës egërsohen me malazezët pas votimit për Kosovën në UNESCO

Tifozët e Crvena Zvezdës egërsohen me malazezët pas votimit për Kosovën në UNESCO

Ylli në perëndim i Jose Mourinho-s

Ylli në perëndim i Jose Mourinho-s

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni