Kreu i diplomacisë turke, Davud Çavushoglu ka bërë me dije se Princi i Kurorës saudite, Mohammad bin Salman, i kërkuar një takim presidentit Erdogan përgjatë ditëve të samitit të pritshëm të G20 në Argjentinë.
“Ka pyetur në telefon Erdoganin nëse unë mund të takohen në Buenos Aires dhe përgjigja e presidentit ka qenë: ‘do ta shohim’”, tha Çavusoglu në një intervistë me të përditshmen gjermane Sueddeutsche Zeitung, duke shtuar: “Në këtë moment nuk ka asnjë arsye për të mos u takuar”.
Marrëdhëniet turko – saudite janë mjaft të tensionuara që nga vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor.
Riadi vazhdimisht përsërit se Princi Bin Salman nuk ka qenë dijeni për vrasjen dhe ka arrestuar 18 persona si autorë të saj. /tesheshi.com/