5 miliardë lekë ose afërsisht 38 milionë euro, do të jetë shifra buxhetore me të cilën shteti shqiptar do vijojë të blejë sërish energji, ndërkohë që dy muajt e fundit janë shpenzuar mbi 50 milionë euro.
E gjitha kjo ka ardhur për shkak të një thatësire të tejzgjatur, çka ka çuar në tharrjen e baseneve të Drinit dhe mosprodhimin dot të energjisë së nevojshme për konsum.
Por siç raporton TCH, kjo kuotë është e përballueshme, falë disa lëvizjeve të Ministrisë së Financave. /tesheshi.com/