Kryeministri Rama ka gjetur një mënyrë për t’i joshur emigrantët që të sjellin para në Shqipëri.
Duke promovuar projektin e “100 fshatrave” në Voskopojë, shefi i qeverisë u kërkoi atyre që t’i investojnë të ardhurat aty ku janë prindërit e gjyshrit e tyre, sigurisht për turizëm.
“Është e padiskutueshme që këto investime do të mund të kthejnë mbrapsht fitim shumë më tepër sesa çfarë mund të fitohet sot në Greqi apo Itali”, deklaroi kreu i qeverisë.
Dhe Rama veçoi pikërisht Voskopojën si model të këij suksesi të pretenduar.
“Një fshat që është quajtur ‘Sikstina e Lindjes’ me 7 kisha të mrekullueshme dhe me kurorën e Shën Prodhonit, kur nuk ka javë që të mos vijnë turistë të huaj”, thekso ai.
Siç dihet tashmë, emigrantët nuk janë ata të paradise viteve që një pjesë të fitimeve e kthenin te familjet e tyre në Shqipëri. Ndryshimi i brezave dhe i konteksteve sociale, ka bërë që dhe ky burim të shterohet, ardhur kjo dhe nga kriza e Italisë dhe e Greqisë, dy vatrat kryesore të emigracionit shqiptar. /tesheshi.com/