Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kriza e refugjatëve: Franca i “shpëton” fluksit për shkak të reputacionit të keq

by te Sheshi
01/02/2016
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Kriza e refugjatëve: Franca i “shpëton” fluksit për shkak të reputacionit të keq

Në një segment të qetë të lumit Oise pranë një liqeni të rrethuar nga pylli, qendra e aktiviteteve Ile de Loisirs zakonisht jep mësime për vozitje dhe krijon hapësira për ngjitjen e pemëve apo aventura të tjera të vogla në natyrë. Vjeshtën e kaluar, qendra priti 98 refugjatë sirianë dhe irakenë. Gjithsesi, sot kopshtet jashtë bllokut të banimit janë të boshatisura sërish sikundër edhe stolat prej duri të piknikut. Familjet refugjatë tashmë janë larguar. Rizhvendosja e shpejtë e tyre tregon se Franca ka shumë kapacitete për të pritur refugjatë. Por, gjithashtu, ngre edhe pyetjen përse ndodh që ndërsa Gjermania po përballet me një fluks shumë të madh refugjatësh sirianë, Franca tërheq shumë pak prej tyre?

Refugjatët që mbërritën në qytetin e vogël pranë lumit, 40 kilometra në veri-perëndim të Parisit erdhën nga Munihu me autobuzë të posaçëm shtatorin e vitit të kaluar. Zyrtarët nga zyra franceze për mbrojtjen e refugjatëve dhe të pastrehëve kishin shkuar në Mynih në një shenjë solidariteti për të bindur refugjatët të vendoseshin në Francë, në mënyrë që të ndihmohej Gjermania. Më pak se 48 orë pas ofertës për t’i pranuar, autobuzi i parë me refugjatë ndodhej përpara qendrës së aktiviteteve.

“Pritja në qendrën Cergy ishte vërtet shumë e mirë”, thotë Ali Tarabein, një ish-tregtar farërash, që u largua nga Siria përmes Turqisë dhe ishullit grek të Lesbos, përpara se të udhëtonte katër ditë në rrugë tokësore drejt Gjermanisë.

“Cergy ka qenë gjithnjë shumë mikpritës për njerëzit që vijnë nga vende të tjera”, thotë Jean-Paul Jeandon, kryebashkiaku socialist i qytetit, që joformalisht është binjakëzuar me një fshat në Palestinë dhe një tjetër në Senegal. Brenda dy javësh, të gjithë fëmijët e moshës shkollore, ishin sistemuar në një shkollë lokale. Të rriturit, asnjë prej të cilëve nuk fliste frëngjisht, u përfshinë në klasa të mësimit të gjuhës ndërsa prisnin procedimin e letrave të azilit. Nga mesi i dhjetorit të gjithë refugjatëve iu ishte dhënë strehim, pesë prej të cilëve në Cergy dhe të tjerëve në vende të tjera në Francë.

Aplikimet për azil në Francë marrin deri në dy vjet për t’u përpunuar, por zyrtarët në Cergy reduktuan burokracinë dhe përshpejtuan procedurat. Kjo ka bërë që në qytet të vijnë shpesh të huaj, në një përzierje prej 130 kombësish.

Shumë refugjatë ishin të kualifikuar, mes të cilëve edhe një dentist dhe një student inxhinierie, por edhe numri i tyre ishte i menaxhueshëm. “Nëse do të kishim pasur më shumë, qindra apo mijëra persona do të kishte qenë më komplekse”, thotë Jeandon.

Nga e gjithë kjo histori, por edhe të tjera, mbetet ende i habitshëm numri i vogël i refugjatëve që mbërrijnë në Cergy, por edhe në të gjithë Francën në përgjithësi. Në total, aplikimet për azil u rritën vitin e  kaluar me 22 për qind, por mbetën në shifrën modeste të 79 mijë  personave, që nuk afrohet kurrkund me një milion e ca aplikime që u regjistruan në Gjermani. Në vitin 2015, 158,657 sirianë përfunduan procesin e aplikimit për azil në Gjermani, krahasuar me vetëm 3,553 në Francë. Vitin e kaluar, Bashkimi Europian u dakordësua për një program rizhvendosje në mënyrë që të ndahej barra e refugjatëve. 160 mijë refugjatë nga Italia dhe Greqia u ndanë në vendet e BE-së, por deri në mes të janarit të këtij viti Francaka pritur vetëm 19, ndërsa 43 refugjatë të tjerë priten në fillim të shkurtit.

Shpjegimi duket të jetë një përzierje e lidhjeve relativisht të dobëta të emigrantëve me Francën si dhe mundësitë e kufizuara në këtë vend me nivel papunësie prej 10 për qind.

“Doja të shkoja në Suedi, më pas në Gjermani ose Angli”, thotë Tarabein, që ka miq në këto vende, e flet anglisht por jo frëngjisht. Ai e përjashtoi si mundësi Britaninë pasi miqtë e paralajmëruan në Facebook dhe WhatsApp për rreziqet e kalimit nga porti francez i Kalesë: “Ishte shumë e rrezikshme, nuk dua të vdes”.

Ndërsa për Francën, ai thotë se ka dëgjuar se duhen muaj të tërë për të marrë letrat (Franca nuk i lejon refugjatët të punojnë për nëntë muaj) dhe se refugjatët sirianë atje “jetonin në rrugë”. Vetëm kur iu premtua vendosje e shpejtë në këtë vend nga zyrtarët, ai pranoi të hipë në autobus. Tashmë, i vendosur në Narbonne, ai po përpiqet të marrë edhe gruan dhe tre fëmijët e vegjël nga Siria.

“Gjermania është në një situatë të jashtëzakonshme, jo Franca”, thotë Pascal Brice, drejtor i agjencisë OFPRA. Nëse skema e BE-së për rishpërndarjen nuk po funksionin, kjo vjen ngase refugjatët preferojnë të shkojnë në Gjermani. Megjithatë duhet pranuar se edhe në Francë nuk ka shumë oreks politik për t’i përshpejtuar gjërat. Fronti Nacional, një forcë ksenofobe vijon të mbajë ndezur urnat.

Në një sondazh të fundit, 60 për qind e francezëve thanë se nuk dëshironin refugjatë të tjerë dhe se terrorizmi e ka ashpërsuar qëndrimin e tyre ndaj refugjatëve. (dy prej autorëve të sulmeve të nëntorit kishin mbërritur si azilkërkues).

Kryeministri Manuel Valls, e sqaroi shumë  qartë situatën kur tha: “Mesazhi i parë që kemi nevojë të përcjellim është se me vendosmërinë më të madhe, ne nuk do të mirëpresim të gjithë refugjatët në Europë”.

Qyteti Cergy mund të rezultojë përjashtim në qëndrimin e Francës në gjetjen e zgjidhjeve për të lehtësuar krizën e refugjatëve. Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/   

Related Posts

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!
Analizë

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

12/05/2025
Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?
Bota & Rajoni

Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

12/05/2025
Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës
Bota & Rajoni

Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

12/05/2025
Next Post
Ndryshimi në pamjen e binjakëve pas kalimit të kohës (foto)

Ndryshimi në pamjen e binjakëve pas kalimit të kohës (foto)

Haradinaj: Duhet marrëveshje e gjerë para zgjedhjes së presidentit të Kosovës

Haradinaj: Duhet marrëveshje e gjerë para zgjedhjes së presidentit të Kosovës

Serbia jep 2 milionë euro për Preshevën që shqiptarët të mos krijojnë “Zajednicën” e tyre

Serbia jep 2 milionë euro për Preshevën që shqiptarët të mos krijojnë “Zajednicën” e tyre

TË FUNDIT

  • Të fundit
Inzaghi, rikthimin në Serie A me flamurin palestinez

Inzaghi, rikthimin në Serie A me flamurin palestinez

12/05/2025
Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

12/05/2025
A e dini se ç’lloj çorapesh veshin Papa i ri e kardinalët?

A e dini se ç’lloj çorapesh veshin Papa i ri e kardinalët?

12/05/2025
Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

12/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni