Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka bërë me dije se qeveria do t’i mbrojë qytetarët në veri të vendit duke hapur pika shitëse në bashkëpunim me bizneset kosovare.
Ai ka thënë se simulimi i katastrofës humanitare nga ana e Serbisë, është përpjekje e dështuar e radhës për destabilizim.
“Në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin e biznesit në Republikën e Kosovës dhe pas konsultave me të gjitha institucionet përkatëse, kemi organizuar hapjen e pikave të përkohshme shitëse me pakicë në veriun e vendit. Ky aksion, i koordinuar dhe planifikuar, ka për qëllim ofrimin e të gjitha produkteve elementare për banorët e asaj ane”, shkroi Haradinaj ne rrjetet sociale.
Ai tha se asnjë qytetarë i Kosovës nuk do të jetë viktimë e luftës speciale që orkestrohet nga “agjentë të jashtëm”.
Mëngjesi i sotëm e gjeti veriun e Kosovës me dyqane, furra dhe barnatore të mbyllura, gjest ky për të kundërshtuar taksën ndaj Serbisë që Kosova nuk po e heq. /tesheshi.com/