Kreu i Venezuelës Nikolas Maduro po hedh pas krahëve krizën në vend duke fuqizuar aleancën me Kubën, Kinën dhe Rusinë, për të tejkaluar krizën e krijuar si pasojë e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara.
Bashkëpunimi fokusohet në fushën e shëndetësisë, pasi banorët janë përballur me mungesë të ilaçeve dhe pajisjeve tjera mjekësore.
Zyrtarë opozitarë e akuzojnë Maduron për keqmenaxhim të ekonomisë dhe korrupsionin qeveritar, ndërsa ky i fundit u vë fajin vetëm sanksioneve amerikane.
Administrata e presidentit amerikan Donald Trump nuk ka përjashtuar aksione ushtarake për të larguar nga pushteti, atë që edhe dhjetëra shtete tjera e konsiderojnë si “qeveri jolegjitime” në Venezuelë. /tesheshi.com/