Një panair dyditor i pajisjeve ushtarake u mbajt në Doha të Katarit, nga ku Turqia doli me 800 milion dollar kontrata të lidhura më vendin e vogël të Gjirit. Ishin mbi 30 kompani turke të prodhimit ushtarak të cilat prezantan arsenalet e tyre në vendin aleat.
Kontrata më e vlefshme ishte ajo me Nurol Makina, ku forcat special të Katarit blenë 214 automjete të blinduara.
Ndërsa kompania Baykar nënshkroi një kontratë për furnizimin e Forcave Ajrore të Katarit me avionë TB-2, hera e parë që kjo kompani eksporton produktet e saj në një treg të huaj.
Ishte dhe kompania Anadol që nënshkroi një kontratë për t’i dhënë Katarit dy anije për trajnimin e kadetëve.
Këto ishin disa prej blerjeve të Katarit, në një kohë kur ky shtet mbahet nën një bllokadë prej muajsh nga katër fqinj: Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara dhe Bahreni. Por në krah si aleat ka Turqinë, e cila po e furnizon, së fundi dhe me arsenale ushtrake. /tesheshi.com/