Presidenti i Maqedonisë, Gjeorge Ivanov është shprehur këtë të premte se shteti i tij po paguan gabimet e Bashkimit Europian për krizën e refugjatëve.
Ivanov akuzoi 28 vendet anëtare të BE-së, se nuk parashikuan dot numrin e madh të emigrantëve nga Turqia, dhe më pas shfaqën hutim para valës masive të tyre.
“Në krizën e emigrantëve ne po paguajmë gabimet e BE-së. Kemi shpenzuar deri tani 25 milionë euro nga paratë e taksapaguesve tanë dhe na u desh të shpallim krizën kombëtare. Por, nga BE nuk kemi marrë as edhe një cent. Në fakt, si vend jo anëtar po mbrojmë BE-në nga një vend i BE-së, pikërisht Greqia”, deklaroi Ivanov. /tesheshi.com/