Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kriza e emigrantëve në Europë: a do e rrëzojë Bashkimin Europian?

by te Sheshi
28/06/2018
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Kriza e emigrantëve në Europë: a do e rrëzojë Bashkimin Europian?

Ndasitë brenda Bashkimit Europian janë vënë në dukje sërish nga refuzimi i Italisë për të pranuar emigrantët e transportuar nga anijet e shpëtimit në Mesdhe. Euroskeptikët e vijës së ashpër mund të duan të mendojnë se BE është në telashe, por ndërsa liderët u mblodhën në Bruksel për samitin e tyre të verës, edhe eurofilët më të përkushtuar po ashtu po u bien kambanave të alarmit.

“Brishtësia e BE-së po rritet”, paralajmëroi shefi i Komisionit të BE-së, Zhan Klod Junker. ”Plasaritjet po zmadhohen”.

Ka qenë e lehtë të mos i vije re të gjitha këto, pas hutimit që shkaktoi për disa javë qeveria e re italiane dhe refuzimi i saj i anijeve të shpëtimit plot me emigrantë.

Por, duket se Junker ka të drejtë: plasaritjet po thellohen dhe po përhapen gjithnjë e më shumë.

Emigracioni po kundërvë Europën Jugore me Veriun.

Italia dhe Greqia janë mbushur plot mëri për shkak se ndjejnë se janë lënë të vetme në menaxhimin e mbërritjeve të emigrantëve. Ndërkohë, vendet veriore fajësojnë jugun se nuk patrullon dot kufijtë e tij në Mesdhe dhe se, të paktën në të kaluarën, u ka mundësuar emigrantëve të rrëshqasin në kufijtë veriorë drejt Gjermanisë, Austrisë dhe Suedisë më të pasur.

Emigracioni po krijon fërkime në BE dhe në aksin Lindje-Perëndim. Shtetet më të reja anëtare nga Europa Qendrore dhe Lindore nuk e përqafuan kurrë vizionin e pas Luftës së Dytë Botërore: “një për të gjithë e të gjithë për një”.

Kur vjen puna për solidaritet në BE dhe ndarjen e barrës, ata janë jo-besimtarë të ethshëm. Ata vendosmërisht kthyen shpinën kur Italia dhe Gjermania bënë thirrje për caktimin e kuotave për emigrantët.

Samit i rëndësishëm për Merkel

Numri i emigrantëve që mbërrijnë ilegalisht në Europë mund të jetë ulur, por po kështu është reduktuar edhe toleranca e votuesve ndaj problemit.

Rritja e pafrenuar e politikanëve me qëndrime të ashpra ndaj emigracionit në gjithë BE-në, ka fuqizuar drejtuesit e vijës së ashpër si Viktor Orban i Hungarisë dhe Sebastian Kurc i Austrisë, të cilët marrin nga gjashtë muaj presidencën e BE-së këtë të diel dhe e kanë vendosur emigracionin si prioritetin më të madh.

“Mbaji ata jashtë”, duket të jetë synimi kryesor i Austrisë dhe ndërkohë, liderja ende me më shumë ndikim e Europës, Angela Merkel ka mbërritur në Bruksel me synimin për të nxitur – dhe për të lutur – kompromisin mbi ndarjen e barrës dhe parandalimin. Por, numri i liderëve të BE-së që e kanë ndarë mendjen e nuk duan diskutime për butonin e ndalimit të emigrantëve po rritet.

Gjermania është shembulli më dramatik.

Merkel është dobësuar dukshëm në vendin e saj nga politika e saj e mëparshme e dyerve të hapura. Më parë shihej si politikisht e paprekshme, por kancelarja gjermane tashmë ka marrë ultimatum nga vetë ministri i saj i Brendshëm.

“Në fund të këtij samiti në Bruksel, duhet që të kthehesh me një zgjidhje funksionale pan-europiane për të ndaluar emigrantët e paligjshëm të rrjedhin drejt Gjermanisë”, e kërcënoi atë Horst Seehofer. “Ose unë do të mbyll kufijtë e Gjermanisë, në mënyrë të njëanshme”.

Qeveria austriake është e gatshme të ndjekë këtë model, duke shkaktuar një efekt domino të mbylljes së kufijve në të gjithë Europën – me një ndikim sizmik në projektin e çmuar politik dhe ekonomik të BE-së: marrëveshjen Shengen të kufijve të hapur.

Çfarë goditjeje për Brukselin dhe ankth për Gjermaninë, mbretëreshë e eksporteve!

Sigurisht, që nuk kemi mbërritur ende në këtë pikë.

Nxitja për qendra emigrantësh jashtë BE-së

Në një stil autentik të Bashkimit Europian, pasi liderët të ulen në tryezë në Bruksel, do të ketë padyshim theksim të gjërave që bashkojnë sesa ato që ndajnë vendet anëtare.

Për emigracionin, liderët e BE-së do të bien dakord lehtësisht të përforcojnë rojen kufitare Frontex.

Ka po ashtu një mirëkuptim në rritje rreth idesë së ngritjes së ashtuquajturve qendra zbarkimi jashtë Bashkimit Europian për të identifikuar emigrantët ekonomikë, të cilët në teori do të kthehen në shtëpi. Atyre që kanë të drejtën e azilit apo të statusit të refugjatit mund t’u jepet kalim i sigurtë dhe ligjor drejt Europës.

Dhe ka shumë zëra që flasin për bashkëpunim më të ngushtë (para) me vendet e origjinës së emigrantëve dhe vendet trazit (roja bregdetare e Libisë) ku emigrantët kalojnë për të arritur trafikantët që mundësojnë anijet.

Por, këto ide janë më të lehta për t’u formuluar sesa për t’u zbatuar.

Do të duhen shumë roje kufitare në BE për të patrulluar vërtet mijëra kilometrat e kufijve jugorë të Europës në det të hapur. Do të duhet leje nga vendet afrikane si Nigeri apo Çadi për të ngritur qendra procedimi, për shembull. Kështu që deri tani, ky është një qëllim i largët.

“Koha nuk pret”

Ndërkohë, nuk ka asnjë shenjë për një marrëveshje të BE-së se çfarë do të bëhet me emigrantët që mbërrijnë në Europë, gjë që na sjell sërish tek kërcënimi për zonën Shengen.

Ministri i Brendshëm italian, populisti Matteo Salvini beson se qendrat e pritjes së emigrantëve duhet të ngrihen në Niger, Mali, Çad dhe Sudan.

Burime qeveritare gjermane thonë se i japin projektit tre nga 10 në mundësitë e mbijetesës falë natyrës nacionaliste në rritje të shumë qeverive evropiane.

“Dhe nëse Shengeni dështon”, parashikojnë ato, “kjo do të ishte nisja e fundit të Bashkimit Europian”.

Duket shumë herët për të parashikuar rënine e BE-së apo madje, edhe fundin e karrierës së Merkelit në qeverisje si rezultat i kësaj krize politike për emigrantët në Europë.

Por, ashtu si mikpritësi i samitit Donald Tusk u tha liderëve të BE-së kur ata mbërritën në takim: “piketat janë shumë lart dhe koha nuk pret”.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?
Bota & Rajoni

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Next Post
Teatri i ri, Pavlina Mani mohon firmën e të shoqit: ai po mbarron!

Teatri i ri, Pavlina Mani mohon firmën e të shoqit: ai po mbarron!

Vdes Joe Jackson, babai i Michael-it: grindeshin rregullisht me njëri-tjetrin

Vdes Joe Jackson, babai i Michael-it: grindeshin rregullisht me njëri-tjetrin

Të gjithë i hedhin çamçakëzët, por ajo i mbledh dhe bën me to gjëra të pabesueshme

Të gjithë i hedhin çamçakëzët, por ajo i mbledh dhe bën me to gjëra të pabesueshme

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni