Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kritiket e Bashës që i ndan xhelozia politike: si lindi dualiteti femëror Topalli–Bregu

by te Sheshi
15/05/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Kritiket e Bashës që i ndan xhelozia politike: si lindi dualiteti femëror Topalli–Bregu

Një xhelozi tipike femërore është shfaqur së fundi në mes të zjarrit politik. Dhe kjo ndodh në PD, ku Jozefina Topalli nuk pranoi sot ishte krah Majlinda Bregut në takimin me zyrtarin amerikan. Dhe është plotësisht e kuptueshme dhe e arsyetueshme përse. Jozefina mund t’a tolerojë të qënit të Bashës-kryetar, meqë pas tij qëndron Berisha; por kurrsesi Majlindën e cila jepte lajmet e Tiranës kur ajo përballej dhe me plumba në Peshkëpi të Vlorës….      

Eduart Selami, Jozefina Topalli dhe Majlinda Bregu dolën kundër vendimit të kryetarit të partisë së tyre, Lulzim Basha, për të bojkotuar zgjedhjet. Në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën gjatësi vale, Selami tek Zëri i Amerikës, Topalli për Balkanëeb dhe Bregu në facebookun e saj, ata argumetuan pse ishin kundër, si dhe i kërkuan Bashës mbledhjen e grupit parlamentar demokrat. U duk sikur opozita brenda opozitës kishte qenë e fjetur deri në atë moment dhe të tre deputetët me peshë në këtë parti kishin dalë në një “strategji” mediatike për të kuptuar qëndrimin e tyre. Por në fakt ishte krejt një rastësi fakti që folën në një ditë; duket se nuk ka një opozitë të organizuar brenda PD-së, të tre ata, të cilëve iu bashkua dhe Astrit Patozi më pas në mbledhjen e grupit, kanë të njëjtin qëndrim por nuk janë bashkë në këtë rrugëtim që anon në anë të kundërt të udhës ku është futur Basha.

Të paktën dy prej kritëve të këtij grupi deputetësh, ku fati deshi të ishin pikërisht dy gra, janë dhe në një dualizëm të hapur ndaj njëra-tjetrës. Jozefina Topalli dhe Majlinda Bregu janë në rivalitet të hapur, edhe me ngjyrime tipike femërore, ku valenca e xhelozisë është pak më e madhe, edhe pse të dyja kritike të kryetarit Basha. Rivaliteti ishte nën rogoz deri sot kur do t’u duhej të uleshin pranë e pranë për të përfaqësuar rrymën kritike, ose mendimin ndryshe brenda PD-së para takimit të planifikuar nga Ambasada Amerikane me zëvendës ndihmës sekretarin e Shtetit për Evropën dhe Azinë, Hoyt Brian Yee.

Topalli vs Bregu

Deputetja e Shkodrës, ish-kryetare e Parlamentit në kohën e PD-së, refuzoi takimin në grup duke i kërkuar ambasadës amerikane një takim më vete me zyrtarin amerikan. Ajo e bëri këtë pasi mësoi se as deputeti tjetër Astrit Patozi nuk do të ishte në këtë takim, i cili ishte i pazakontë pasi dilte nga aghenda e takimeve zyrtare që kishte planifikuar zyrtari amerikan. Topalli, edhe pse ka kritikuar ashtu si Bregu, vendimin për të bojkotuar zgjedhjet, e distancoi veten hapur nga kolegia e saj.

Të njëtën gjë ajo bëri dhe pas nisjes së rebelimit në PD. Ajo u tërhoq pas deklaratës së bërë në media kur pa se pishtarin e rebelizmit e mori Bregu dhe Selami. Një intervistë të planifikuar për Top-Channel një ditë pas shpërthimit të kritikave në grupin e PD-së, Topalli e anuloi pasi nuk donte të ishte pjesë e kësaj valleje, të cilën kishte dashur mesa duket ta luante vetëm që në nisje.

Kjo është dhe arsyeja që ajo sot ka dashur të jetë e vetme para zyrtarit të ardhur ga Washingtoni, pasi nuk e konsideron veten si “patericë” të Bregut, ose ngase argumentet e saj për opozitën që po bën PD-ja nuk mbështeten në të njëjtin taban me ato të Bregut dhe pse konvergojnë në një pikë të përbashkët.

Dualiteti mes zonjave të bukura të selisë blu nuk lindi sot, ai ka qenë i hershëm që me hyrjen në PD të zonjës Bregu, e cila vinte nga shoqëria civile me prurjet e KOP-it të famshëm pak para zgjedhjeve të 2005-ës kur PD-ja erdhi në pushtet. Topalli, e cila i është bashkuar PD-së shumë më herët që në vitin 1996 dhe ka përjetuar 8 vitet e opozitës së saj të parë dhe më të vështirë, e konsideron veten pjesë të tabanit të kësaj partie duke ruajtur një lloj distancimi me të rinjtë që erdhën më vonë. Ajo ka qenë një emër favorit për kreun e PD-së dhe shihej si pasardhëse e Sali Berishës, për shkak të detyrave të larta që ka mbajtur si nënkryetare e PD-së, si e para kryeparlamentare grua dhe për lidhjet e forta me bazën.

Nga ana e saj, Bregu, ish-ministre e Integrimit dhe më pas kryetare e komisionit parlamentar të Integrimit, duket se nuk është ndikuar nga sjella e koleges së saj. Ndryshe nga ajo, Bregu që pas ditës kur shpërtheu në facebook kundër Bashës ajo ka vijuar të mbajë të njëjtin qëndrim brenda mureve të partisë dhe jashtë saj në media e publik duke i mëshuar fort kundërshtimit të bojkotit të zgjedhjeve nga ana e opozitës, dhe duke kritikuar sjelljen anti-europiane të partisë së saj.

Bregu dhe Topalli janë dy zëra kritikë të linjës zyrtare të opozitës që do të dëgjohen sot nga veshët amerikanë; por për fat të keq ato do të flasin veç e veç duke treguar se nuk ka një linjë të organizuar politike brenda partisë më të madhe opozitare që mund të ndikojë në ndryshimin e opozitës ndaj zgjedhjeve; por ka dy deputete gra që nuk e duan Lulzim Bashën…por edhe më tej nuk duan asnjëra tjetrën. /tesheshi.com/

Related Posts

Erdogan, me Gazën në gojë në Tiranë
Politikë

Erdogan, me Gazën në gojë në Tiranë

16/05/2025
Osmani, e ashpër me BE-në nga Tirana
Politikë

Osmani, e ashpër me BE-në nga Tirana

16/05/2025
Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza
Kryesore

Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

16/05/2025
Next Post
Zyrtari amerikan “shpërfill” analistët e ekraneve, drekon me gazetarët e terrenit

Zyrtari amerikan “shpërfill” analistët e ekraneve, drekon me gazetarët e terrenit

I vendos kamer burrit për të parë si sillet me vajzën, gruaja shkrihet së qeshuri (video)

I vendos kamer burrit për të parë si sillet me vajzën, gruaja shkrihet së qeshuri (video)

I diplomuar për histori, Presidenti Thaçi vetëshpallet historian (por as Ilir Meta nuk është ekonomist)

I diplomuar për histori, Presidenti Thaçi vetëshpallet historian (por as Ilir Meta nuk është ekonomist)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan, me Gazën në gojë në Tiranë

Erdogan, me Gazën në gojë në Tiranë

16/05/2025
Osmani, e ashpër me BE-në nga Tirana

Osmani, e ashpër me BE-në nga Tirana

16/05/2025
Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

16/05/2025
Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

16/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni