Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

KRITIKË/ Përballja e “n”-të e Ramës me gazetarë: pse dështojnë këta të fundit?

by te Sheshi
17/05/2019
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
KRITIKË/ Përballja e “n”-të e Ramës me gazetarë: pse dështojnë këta të fundit?

Të enjten mbrëma, në Opinion, u rishfaq për herë të “n”-të formati i “të ftuarit përballë një paneli gazetarësh”, ku i pari qe Rama e të dytët një katërshe e përbërë nga Andi Bejtja, Mentor Kikia, Andi Tela e Mirela Milori. Sigurisht dhe drejtuesi Blendi Fevziu.

Në emër të meritokracisë profesionale, duhet veçuar se Andi Tela e Mirela Milori kanë CV pune por jo meritash të veçanta në gazetari. Ato kanë gjurmë ekzistence aty por jo shenjash talenti e punësh gjurmëlënëse. I pari është një drejtues i rëndomtë redaksish ndër vite në median e Irfan Hysenbelliut, pa asnjë profil imponues, pa asnjë produkt gazetaresk me emër, pa asnjë lloj talenti të dukshëm, ku mbi të gjithë regjistron dhe një dështim spektakolar në fushën e investigimit. Vite më parë, kur i ndjeri Sokol Olldashi ishte ministër i Transporteve, do sulmohej rëndë për disa numra rresht nga Panorama, ku Tela ishte drejtor, siç ka qenë për shumë vite në këtë gazetë, që për paradoks pothuajse nuk pati firmën e tij në asnjë shkrim, ngjashëm me kryeredaktorin Rakipllari që nuk shkruan që nga viti 2001, por që çuditërisht, edhe ky pa talent të veçantë, përzgjidhet si elitar nëpër studio. Do sulmohej pra Olldashi, duke u akuzuar për një aferë në rastin e shtrimit të linjave të fibrave optike nëpër akset rrugore të Shqipërisë. Por më pas, pas një ballaqimi në studio mes të dyve, pra Telës dhe Olldashit, ky i fundit, edhe për aftësinë e të qënit vet gazetar dikur, e le pa gojë drejtuesin e gazetës që e kish sulmuar.

Në Opinion, përballë Ramës, ishte një fyerje e inteligjencës, për gazetarinë dhe për publikun bashkë.

Mirela Milori – një folëse klasike televizive, ngjashmërisht e shtrirë në kohë me emblematiken Tefta Radi të RTSH-së, me diç më tepër se ajo me intervista në studio në ABC News. Asgjë më tepër se kaq. Nuk shkon më tej se pyetjet e shabllonizuara, nga ato që klonohen nga studioja në studio, nga një gazetar te tjetri, me një mungesë të hatashme befasie inteligjente në formulim apo në thellësi. Mbeti një zëmekur përgjatë gjithë përballjes me Ramën.

Andi Bejtja –një ish-figurë “Te Fideli” në vitet ’90-të që bëri kapërcimin nga letërsia në gazetari. Te kjo e fundit ndërton një karrierë drejtuesi, por pa kreativitet të dukshëm. Duke e investuar talentin letrar në gazetari, më saktë kur shkruan, është letrarja ajo që ia bën të këndshëm shkrimin më shumë se sa akullsia logjike. Përballja me Ramën, siç e kanë patur të shpeshhertë kohët e fundit në të njëjtën studio, reflekton krisjen e një shoqërie të dikurshme mes tyre, më shumë se parimore – për hir të Shqipërisë – për një xhelozi edhe të mirëkuptueshme intelektuale si “njerëz të fjalës”. Komunikimi “hidh e prit” mes tyre, kush ia ngec me batutë shoqi-shoqit, është provë e kësaj. Në këtë kategori futet dhe Fevziu, futet Zheji e ndoca të tjerë.

Siç u pa mbrëmë, drejtuesi Fevziu bëri dhe një spekullim të qëllimshëm, me një mungesë të theksuar serioziteti dhe skrupuloziteti profesional, kur, edhe pse është në një përqindje personazh i Dhjetorit ’90-të dhe i njeh mirë zhvillimet e fillimeve të PD-së, e quajti Ramën “të përzënë” nga kjo parti. Reagimi i Ramës e bëri ta kalonte me të qeshur atë që nuk ka ngrënë kurrë debat, për të gjithë ata që kanë qenë afër zhvillimeve dhjetoriste dhe i njohin mirë ato; Rama u vetëlargua.

Një zë i theksuar koke kur e nis një emision, me kantilena alarmante edhe kur është fjala për tema gatimi, si dhe gricjet me Ramën kur e ka në studion nën bindjen se e njeh politikën dhe shtetin më mirë se ai që e ka përballë, janë handikapet e tij më të rënda profesionale.

Mentor Kikia – një ish-vartës i Andi Bejtjes për shumë vitë në Top Channel, por me një karrierë më të pasur se ish-eprori i tij. Eshtë më meritori ndër gazetarë në paralajmërimin e katastrofës në arsim me hapjen e universiteteve private këtu 15 vite më parë. Ka qënë i pari zë mediatik që ka dhënë alarmin mbi degradimin e arsimit. Ndryshe nga kolegët e sipërpërmendur që janë gazetarë zyrash e studiosh, ka karrierë edhe në terren si gazetar i kronikës klasike dhe reportazhit. Së fundi, protagonizmin e vet publik e ka shtrirë me shkrime fejsbukiste. Dhe përballë Ramës qe gjithashtu një dështim. Me pyetje të cilat përgjigjen e kanë te logjika e sistemit e jo te ajo e Ramës, Kikia, si shumë zëra mediatikë studiosh, janë kapur dhe ata në befasi nga precedenti unik i daljes jashtë sistemi të opozitës, sa nuk arrijnë dot t’i qasen me tjetër narrativë këtij zhvillimi. Ndaj, ky ka qenë një test dhe për ata, për aftësinë ose jo të daljes nga të menduarit shabllon dhe të pyeturit shabllon.

Në finale kjo ka çuar në rënien e medias në vorbullën e absurdit të krijuar nga një akt absurd, siç është dalja jashtë sistemit e opozitës. Po mos ishte absurd, nuk do kishte mundësi që mbi një shekull sistem demokratik me bazë zgjedhjet, të gjeje vetëm një precedent, atë në Italinë e viteve ’30-të. Ndaj, i gjithë paneli, së bashku me Fevziun në krye ishin në absurd qasjesh.

Dhe kur janë përballë Ramës, dështimi i tyre nuk ka të bëjë me limitet e aftësisë për ta sfiduar kryeministrin në talentin e lindur të polemistit, por në papërgatitjen e thellë për t’ju qasur kritikueshëm atij, ardhur nga mosnjohja po ashtu e thellë e tipareve të një krize, anëve të dukshme e të padukshme të saj, paaftësitë për ta qëmtuar deri dhe në detajet më të imëta, e gjithashtu mungesës së njohjes së funksionimit të shtetit e lojës politike, ku te e para është vetëm ligji e te e dyta është ndërthurrja e ligjit me etikën. Mbi të gjitha, mungon predispozita morale për të ndarë të drejtën e ftohtë nga perceptimet apo preferencat e nxehta, një endje në emocionalitet larg logjikës së kulluar.

E gjitha kjo ka sjellë një paradoks: media e sheh politikën si një djall nga pozita engjëlli. Në fakt, është po aq përgjegjëse sa politika kur është fjala për të zezat e këtij vendi. /tesheshi.com/          

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
E fejuara e Khashoggi në SHBA: Ku është drejtësia?

E fejuara e Khashoggi në SHBA: Ku është drejtësia?

Europol: goditet një rrjet hackerash që vodhi 100 milionë dollarë

Europol: goditet një rrjet hackerash që vodhi 100 milionë dollarë

Afganistan, 17 policë vriten “gabimisht”

Afganistan, 17 policë vriten "gabimisht"

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni