Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

KRITIKË/ “Opinioni” me Tahirin: mungesa e gazetarëve të profilit, sondazhi naiv, dhe gjuha e rrugës

by te Sheshi
20/10/2017
in Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
KRITIKË/ “Opinioni” me Tahirin: mungesa e gazetarëve të profilit, sondazhi naiv, dhe gjuha e rrugës

Emisioni i së enjtes në Opinion ku i ftuar ishte ish-ministri Saimir Tahiri, përbënte padyshim një ndër më të rëndësishmit në historinë e këtij emisioni. Për vetë arsyen e pazakontë pse do ishte ish-kreu i Rendit aty, nuk ka patur asnjë dilemë mbi audiencën e madhe që do kishte, në garë vetëm me ndonjë përballje të madhe të kombëtares shqiptare në futboll.

Por sa u hap kuadri dhe startoi emisioni, ishte tronditëse të shihje panelin e gazetarëve që do përballeshin me Tahirin, i përbërë vetëm nga dy emra, dhe ku vetëm njëri, më saktë Lorenc Vangjeli, e përligj të qënit aty. Tjetri – që ishte “tjetra” – Juli Xhokaxhi, nuk ka asnjë tagër profesional për të qenë ajo e përzgjedhura ndër dhjetra gazetarë profili, kronike apo politike, në përballje me Tahirin, në atë që konsiderohej “emisioni i vitit”.

I pari, Lorenc Vangjeli, edhe pse nuk është specifikisht gazetar kronike, por më së shumti politike, e ku si profil ka analizë-opinionin, ka një karrierë të pasur gazetareske, edhe si reporter e investigues, e në dhjetëvjeçarin e fundit është ndër më aktivët e më prodhimtarët në shkrime kushtuar aktualitetit politik. Ndërsa e dyta, Juli Xhokaxhi ka qenë më së shumti gazetare studiosh, ose pothuajse plotësisht e tillë, pa asnjë prodhimtari klasike (kronika raportuese, speciale, reportazhe, investigime, shkrime opinionistike etj.) dhe me një profil të munguar fushe, nëse është fjala për gazetare kronike, politike, sociale apo çfarë (vetmja e mirë, mungonte minifundi apo dekolteja alla party). Edhe në pozitën e një gazetareje studioje, që veç lajmeve në ABC News ka dhe një emision në këtë ekran, nga ato të zakonshmit deri në rëndomësi, me të ftuar për aktualitetin, ajo nuk shfaq ndonjë nivel mbresëlënës profesional. Siç dihet, një gazetar nuk përfaqson vetëm veten, por dhe publikun; është zëri i tij, përcjellësi i pyetjeve të tij, ndaj dhe ngjante fyese që një publik i tërë, me njëmijëenjë pyetje, dhe ndoshta më inteligjente nga ato që i bëheshin Tahirit në studio, të përfaqsohej nga nivele nën mesatare në gazetari. Dhe kjo nuk është diçka e veçuar dhe aksidentale në emisionet e Blendi Fevziut. Për një periudhë, në çdo dy emisione ishte i ftuar si gazetar apo komentator Andi Tela, një emër që nuk i thoshte asgjë publikut, një shef më shume se gazetar, dhe me një CV të varfër të produktit gazetaresk klasik.

E habitshme mungesa e gazetarëve të profilit në përballjen me Tahirin, të cilën Fevziu e përligji me mosdëshirën e tyre për të qenë prezent, duke cituar justifikimet e tyre që nuk bindnin aspak. Dhe kjo ishte mangësia më e madhe e emisionit të së enjtes.

Tjetër “çmenduri”, ishte lloji i pyetjeve të zgjedhura për sondazh. Publiku pyetej nëse politikanët ulen me kriminelët për përfitime financiare, për vota, apo pushtet. Përveç gabimit në përgjithësim – politikanët – pyetjet përçonin naivitet dhe përtaci e mangësi profesionale. Ato ishin plot nonsense edhe logjike, dhe të palidhura drejtpërdrejt me logjikën e emisionit, ku gjithë cështja është se nga ç’kah anon e vërteta, nga Tahiri apo nga akuza ndaj tij. Ndaj dhe thjesht, sondazhi duhet të tentonte të vilte pikërisht këtë perceptim.

Dhe në fund gjuha. Në një tjetër hapësirë të ngjashme debati, Top Story, nuk ndodh kurrë që kakofonia dhe fjalët hidh e prit, gati në një nivel rruge a lokali, mes vetë të ftuarve apo të ftuarve dhe moderatorit, të sundojnë gjithë kohës mbi ligjërimin korrekt, ku palët komentojnë, debatojnë, por pa rënë në nivele të rëndomta fjalosjesh, ku dhe moderatori bëhet palë, ku me ironi të tepruara e ku me komente subjektive, tej racionit që i takon, gjersa posedon një armë të fuqishme siç është “pyetja” dhe pozita e privilegjuar për ta bërë atë, si moderator. Në këtë pikë, Fevziu mund t’ja merr Ballës në marketing por jo në aftësi drejtuese, artikuluese, dhe etike gjithashtu. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Goran Rakiq i Listës Serbe bën viktimën në prag të zgjedhjeve

Goran Rakiq i Listës Serbe bën viktimën në prag të zgjedhjeve

Murinjo i pakuptueshëm, Matiç: është më i miri në botë, por mezi kënaqet

Murinjo i pakuptueshëm, Matiç: është më i miri në botë, por mezi kënaqet

I ngec koka midis shtyllave metalike, zgjidhja ishte më e thjeshtë se ç’dukej

I ngec koka midis shtyllave metalike, zgjidhja ishte më e thjeshtë se ç’dukej

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni