Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Varrezat, halli më i madh i muslimanëve në Japoni

    Varrezat, halli më i madh i muslimanëve në Japoni

    BE-ja, 150 miliardë euro për të “fjetur e qetë”

    BE-ja, 150 miliardë euro për të “fjetur e qetë”

    Britma dëshpërimi në Gaza: rasti i foshnjës Nivin

    Britma dëshpërimi në Gaza: rasti i foshnjës Nivin

    Kolumnisti izraelit, komandantëve ushtarakë: Jini të guximshëm dhe ndaloni luftën!

    Kolumnisti izraelit, komandantëve ushtarakë: Jini të guximshëm dhe ndaloni luftën!

    Dekarata mizore: “Çdo foshnjë në Gaza, një armik”

    Dekarata mizore: “Çdo foshnjë në Gaza, një armik”

    Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

    Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

    Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

    Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

    Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

    Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

    Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

    Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kritikat e imponuara të presidentes Osmani ndaj BE-së

Mosbarazia dhe hipokrizia ndaj Kosovës, një perspektivë zhgënjyese

by te Sheshi
19/12/2024
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Kritikat e imponuara të presidentes Osmani ndaj BE-së
88
SHARES

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur zhgënjimin e saj të thellë lidhur me trajtimin e padrejtë që disa shtete të Bashkimit Evropian po i bëjnë Kosovës. Ky zhgënjim lidhet kryesisht me vazhdimin e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, përkundër faktit se vendi ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga BE-ja.

Masat ndëshkuese, një qasje e padrejtë dhe jo-evropiane

Presidentja Osmani ka theksuar se masat e vendosura ndaj Kosovës nuk janë vetëm të padrejta, por gjithashtu bien në kundërshtrim me vlerat dhe parimet evropiane. “Çështjet jetësore si furnizimi me ujë të pijshëm ndëshkohen, dhe kjo nuk ka asgjë evropiane,” deklaroi ajo, duke shtuar se ky trajtim dënues ndaj 1.7 milionë qytetarëve kosovarë shfaq një hipokrizi të thellë.

Ndër të tjera, ajo falënderoi dy të tretat e shteteve anëtare të BE-së që kanë mbështetur heqjen e masave, ndërsa kritikoi ashpër ato shtete që vazhdojnë të pengojnë Kosovën. “Çfarë është evropiane në ndëshkimin e një vendi që ka qenë gjithmonë i rreshtuar me politikën e jashtme të BE-së?”, pyeti ajo, duke përkujtuar se Kosova ka qenë e para në rajon që ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Procesi i anëtarësimit, diskriminim dhe mungesë vullneti politik

Përkundër reformave të gjithëanshme dhe përmbushjes së kushteve të BE-së, aplikimi i Kosovës për anëtarësim prej dy vitesh vazhdon të mbetet i bllokuar. “Kërkesat tona mbeten në sirtar, ndërsa nuk po shohim vullnet politik nga disa shtete anëtare që të na mbështesin në rrugën tonë evropiane,” tha Osmani.

Kosova, me mbi 90% të qytetarëve që mbështesin rrugën drejt BE-së, është ndër vendet më pro-evropiane në botë. Megjithatë, përparimi i saj ngec për shkak të politikave të pabarabarta brenda vetë bllokut.

Favorizimi i Serbisë, një mesazh i rrezikshëm për rajonin

Një pikë kritikë e fjalës së Osmanit ishte trajtimi i Serbisë nga ana e BE-së. Ajo theksoi se gjuha pozitive ndaj Serbisë, përkundër lidhjeve të saj me Rusinë, Iranin dhe Kinën, dërgon një mesazh tejet negativ në rajonin tonë. “Duket se sa më shumë që rreshtohesh me fuqi që minojnë paqen, aq më shumë përparim bën në rrugën drejt BE-së,” tha Osmani, duke theksuar hipokrizinë e procesit.

Ndërkaq, ajo solli në vëmendje sulmet ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës nga bandat serbe, që kishin për qëllim lënien pa ujë e energji të mijëra qytetarëve në mes të dimrit. Duke e krahasuar me sulmet ruse në Ukrainë, ajo theksoi se Serbia vazhdon të shpërblehet për sjellje destabilizuese në rajon.

Një trajtim i pabarabartë historik

Historia ka treguar se populli i Kosovës ka qenë shpesh objekt i trajtimeve të padrejta nga ana e Evropës dhe Serbisë. Përgjatë shekullit 20 dhe 21, Kosova ka përjetuar periudha të vështira, përfshirë shtypjen sistematike gjatë regjimit të Millosheviçit, që kulmoi me luftën e viteve 1998-1999. Edhe pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008, shumë vende evropiane hezituan ta njohin këtë pavarësi, duke krijuar një precedent negativ për integrimin e saj ndërkombëtar, duke vendosur shumë më shumë kushte/detyra për plotësimin e “standardeve” se sa shumë vende tjera që sot janë pjese e saj.

Në anën tjetër, Serbia vazhdon të ndjekë politika agresive ndaj Kosovës, duke mos e njohur pavarësinë dhe duke përdorur taktika diplomatike për të bllokuar përparimin e saj në arenën ndërkombëtare. Ky trajtim i pabarabartë nga BE-ja, që shpesh e favorizon Serbinë pavarësisht veprimeve të saj destabilizuese (Banjska dhe Varaga), është një burim zhgënjimi i vazhdueshëm për popullin e Kosovës.

Vetëvetiu vjen pyetja: Çka duhet të ndodhë më shumë se sa agresionet e fundit që të ketë trajtim të drejtë dhe të barabartë? Kjo, kur dihet qartë se që pas viteve 1900 agresioni serb ndaj teritoreve shqiptare e veçanërisht pjesa e Kosovës Lindore dhe trojet e mbetura në Jugosllavi kanë qenë vazhdimisht të atakuara deri me gjenocid ndaj populatës shqiptare, e kulmi ka arritur me suprimimin e heqjes se Autonomisë së Kosovës dhe elementit konstituiv në Federaten Jugosllave viti 1989 deri te lufta e UÇK në viti 1998 1999.

Dihet qartë se shqiptarët gjatë historisë së tyre nuk kanë patur pretendime territoriale ndaj fqinjëve, ndërsa fqinjët tonë i kanë copëtuar tokat shqiptare, e kjo ka ndodhur me bekimin e një pjese të madhe nga vendet europiane. Fatkeqësisht, edhe sot ka vende në BE të cilat në forma të ndryshme po e përkrahin Serbinë ose e bllokojnë Kosovën. Edhe pse Kosova i ka plotësuar kushtet për anëtarësim, nuk ka përparim drejtë BE përkundër ka bllokim dhe sanksione.

Momentum i zgjerimit, një shans për drejtësi

Osmani ka apeluar që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të përfshihen në momentum-in e zgjerimit të BE-së, duke theksuar se procesi duhet të bazohet në merita dhe jo në interesa të ngushta politike.

Komentet nga liderët e BE-së, si Kaja Kallas dhe Olaf Scholz, për nevojën e zgjerimit të shpejtë të bllokut janë inkurajuese, por mbetet për të parë nëse ky vullnet do të përkthehet në veprime konkrete. Gjermania, përmes Procesit të Berlinit, ka treguar vullnet për të ndihmuar rajonin, por për Kosovën, veprimet konkrete dhe mbështetja e sinqertë mbeten ende larg.

Një thirrje për barazi dhe drejtësi

Kosova meriton një trajtim të barabartë dhe një proces të drejtë anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Mesazhi i presidentes Osmani nuk është vetëm një kritikë ndaj hipokrizisë së disa shteteve anëtare të BE-së, por edhe një thirrje për të ripërqasur vlerat dhe parimet që vetë Bashkimi Evropian pretendon të mbrojë.

Related Posts

Parlamenti italian miraton “Gjadrin”
Politikë

Parlamenti italian miraton “Gjadrin”

21/05/2025
Britma dëshpërimi në Gaza: rasti i foshnjës Nivin
Kryesore

Britma dëshpërimi në Gaza: rasti i foshnjës Nivin

21/05/2025
“Natë e errët” për krimin shqiptar: kush janë 52 të arrestuar në një megaopearacion anti-drogë
Kronikë

“Natë e errët” për krimin shqiptar: kush janë 52 të arrestuar në një megaopearacion anti-drogë

21/05/2025
Next Post
Taj Mahal: dashuria dhe dhimbja që lindën një kryevepër

Taj Mahal: dashuria dhe dhimbja që lindën një kryevepër

Siri: Al-Jolani i kërkoi një gruaje të mbulonte flokët për një foto

Siri: Al-Jolani i kërkoi një gruaje të mbulonte flokët për një foto

Verdikti gjyqësor për 50 burra që përdhunuan këtë grua

Verdikti gjyqësor për 50 burra që përdhunuan këtë grua

TË FUNDIT

  • Të fundit
Parlamenti italian miraton “Gjadrin”

Parlamenti italian miraton “Gjadrin”

21/05/2025
Varrezat, halli më i madh i muslimanëve në Japoni

Varrezat, halli më i madh i muslimanëve në Japoni

21/05/2025
BE-ja, 150 miliardë euro për të “fjetur e qetë”

BE-ja, 150 miliardë euro për të “fjetur e qetë”

21/05/2025
Britma dëshpërimi në Gaza: rasti i foshnjës Nivin

Britma dëshpërimi në Gaza: rasti i foshnjës Nivin

21/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni