Majtisti Fatos Tarifa, jo thjesht kundërshton idenë e një shteti bektashi, por në kritikën e tij ndaj Ramës e propozimit të tij, kërkon prej tij shtetin palestinez.
Në Gazetën Dita, njeriu që e voton PS-në, siç ai vetë ka pohuar, shkruan:
“Në vend që kryeminstri i Shqipërisë të kërkojë me zë tē lartë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara krijimin e një shteti kombëtar sovran për popullin palestinez, çka mund të ndihmonte në zgjidhjen e krizës së përhershme në Lindjen e Mesme, ai kërkon krijimin e një shtet teokratik sovran për bektashinjtë në mes të Tiranës, një enklavë sovrane brenda kufijve të Republikës së Shqipërisë”. /tesheshi.com/