Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izrael: deputeti arabo-izraelit u tërhoq zvarrë nga podiumi i Knesset-it

    Denoncim nga vetë serbët: Gjenocidi në Srebrenicë, krimi më i mohuar në Serbi!

    Ushtria serbe, “detyra” për Bosnjën dhe Kosovën

    Zëdhënësi i Ushtrisë së Pakistanit: Mësimi i paharrueshëm që i dhamë Indisë

    Macron “u gris” shaminë vajzave nën 15 vjeçe

    Gjenocidi ndaj fëmijëve dhe foshnjave të palindura në Gaza

    Ankthet e një vendi europian që ka vrarë e masakruar muslimanë nga “Islami politik”(!)

    Vizioni italian për mbrojtje europiane pa SHBA-në

    Kërcënime dhe ndaj Europës: incidenti që shpërfaq Izraelin diabolik

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Krishtërimi si normë ka rënë”: trajektorja në rritje e një Europe jo të krishterë

by te Sheshi
23/03/2018
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
“Krishtërimi si normë ka rënë”: trajektorja në rritje e një Europe jo të krishterë

Shifrat tregojnë se shumica e të rinjve në 12 vende europiane nuk kanë përkatësi besimi, ndërsa çekët janë më pak fetarë se gjithë të tjerët.

Prova e marshimit të Europës drejt një shoqërie post-të krishterë duket se ka dalë nga një kërkim që tregon se shumica e të rinjve në 12 vende nuk kanë besim fetar.

Vëzhgimi që u zhvillua me grupin moshor 16 deri në 29 vjeç tregoi se republika Çeke është vendi më pak fetar në Europë, me 91 për qind të kësaj grupmoshe që thonë se nuk kanë asnjë lidhje me fenë. Midis 70 deri në 80 për qind të të rinjve në Estoni, Suedi dhe Hollandë po ashtu, e kategorizojnë veten si jo-besimtarë.

Vendi më fetar është Polonia, ku 17 për qind e të rinjve e përcaktojnë veten si jo-fetarë dhe pas saj vjen Lituania me 25 për qind.

Në Britaninë e Madhe, vetëm 7 për qind e të rinjve në moshë madhore e identifikojnë veten si anglikanë, ndërsa janë më pak sesa 10 për qind që e konsiderojnë veten si pjesë e kishës së vendit.

Shifrat janë publikuar në një raport të titulluar “Të rinjtë e Europës dhe Feja”, nga Stephen Bullivant, profesor i teologjisë dhe sociologjisë së fesë në unversitetin Shën Meri në Londër. Ato bazohen në të dhënat e vëzhgimit social europian të viteve 2014-2016.

Feja është “në agoni”, thotë ai. “Me pak përjashtime të dukshme, të rinjtë në moshë nuk po identifikohen më dhe as po e praktikojnë besimin”. Trajektorja ka prirjen të thellohet. “Krishtërimi si një detyrim, si normë ka marrë fund dhe me gjasa përfundimisht – ose të paktën për 100 vjetët e ardhshëm”, thotë Bullivant.

Por, ka variacione domethënëse, shton ai. “Vende që janë fqinjë me njëra-tjetrën, me rrethana të ngjashme kulurore dhe historike, kanë profile tepër të ndryshme sa i takon besimit”.

Dy vendet më fetare në Europë, Polonia dhe Lituania dhe dy më pak fetaret, republika Çeke dhe Estonia janë shtete post-komuniste.

Prirja e përkatësisë fetare përsëritet edhe kur të rinjtë janë pyetur për praktikimin e besimit të tyre. Vetëm në Poloni, Portugali dhe Irlandë më shumë se 10 për qind e të rinjve thanë se merrnin pjesë në shërbesat fetare një herë në javë.

Në republikën Çeke, 70 për qind thanë se nuk kishin shkuar kurrë në kishë apo në ndonjë vend tjetër adhurimi, dhe 80 për qind thanë se nuk luten kurrë. Në Britaninë e Madhe, Francë, Belgjikë, Spanjë dhe Hollandë, midis 56 dhe 60 për qind të të rinjve thanë se nuk kishin shkuar kurrë në kishë dhe midis 63 dhe 66 për qind thanë se nuk luten kurrë.

Mes atyre që identifikohen si katolikë, ekzistojnë variacione të mëdha në nivelin e angazhimit. Më shumë se 80 për qind e polakëve të rinj që thonë se janë katolikë, opr vetëm gjysma e tyre shkojnë në shërbesat fetare të paktën një herë në javë. Në Lituani, ku 70 për qind e të rinjve thonë se janë katolikë, vetëm 5 për qind shkojnë në shërbesat e përjavshme fetare.

Sipas Bullivant, shumë europianë të rinj “janë pagëzuar dhe më pas nuk e kanë parë më derën e kishës. Identitetet kulturore-fetare nuk janë duke u trashëguar më nga prindërit tek fëmijët. Kjo u kalon atyre tangent”.

Shifrat për Britaninë e Madhe shpjegohen pjesërisht me emigracionin e madh. “Një në pesë katolikë në Britani nuk ka lindur në këtë vend”. “Dhe ne e dimë se lindshmëria mes muslimanëve është më e lartë se e popullsisë së përgjithshme, dhe ata kanë shumë më tepër lidhje fetare të njerëzve”.

Në Irlandë, ka pasur një rënie domethënëse të fetarizmit në 30 vjetët e fundit, “por krahasuar me gjetkë në Europën Perëndimore, ende vendi duket goxha fetar”, thotë Bullivant.

“Mentaliteti i ri i kohës është pa fe, dhe pak nga ata që janë besimtarë e vendosin veten të notojnë kundër rrymës”, thotë ai.

“Në 20 apo 30 vjet, kishat tradicionale do të jenë më të vogla dhe më pak njerëz nga ata që shkojnë në to, do të jenë të përkushtuar plotësisht”.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Izrael: deputeti arabo-izraelit u tërhoq zvarrë nga podiumi i Knesset-it
Lindja e Mesme

Izrael: deputeti arabo-izraelit u tërhoq zvarrë nga podiumi i Knesset-it

23/05/2025
A po nisi kthjellimi i Perëndimit ndaj Izraelit, pjellës së vet?!
Analizë

A po nisi kthjellimi i Perëndimit ndaj Izraelit, pjellës së vet?!

23/05/2025
Denoncim nga vetë serbët: Gjenocidi në Srebrenicë, krimi më i mohuar në Serbi!
Ballkani

Next Post
Qeni besnik që fjeti 11 vite mbi varrin e të zotit

Mblidhet parlamenti Italian: dështon të zgjedhë krerët e dy Dhomave

Anulohet ndeshja e hendbollit Serbi – Kosovë, situatën e merr në dorë qeveria e Beogradit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Analizë: Ushqimi pa arsye i shtrenjtë, veçanërisht në Ballkan

Analizë: Ushqimi pa arsye i shtrenjtë, veçanërisht në Ballkan

23/05/2025
Një unazë ari 2,300-vjeçare e zbuluar në Jerusalem: gratë e varrosën atë para se të martoheshin

Si Trump po e shndërron Zyrën Ovale në një “fushë minash” për udhëheqësit e huaj

Si Trump po e shndërron Zyrën Ovale në një “fushë minash” për udhëheqësit e huaj

23/05/2025
Izrael: deputeti arabo-izraelit u tërhoq zvarrë nga podiumi i Knesset-it

Izrael: deputeti arabo-izraelit u tërhoq zvarrë nga podiumi i Knesset-it

23/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni