Një krim i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pogradec, ku burri ka masakruar me thikë dhe sqepar bashkëshorten e tij.
Ngjarja ka ndodhur në në fshatin Blacë, ku nga informacionet paraprake mësohet se B.M, rreth 49 vjeç, për motive të dobëta, ka vrarë me sqepar dhe thikë në banesë, bashkëshorten e tij shtetasen D.M, rreth 49 vjeçe.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.
Autori i dyshuar i ngjarjes po shoqërohet në Komisariatin e Policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes. /tesheshi.com/