Gjigandi i kërkimit ‘Google’ pritet të sjellë së shpejti xhaketën inteligjente të cilën mund ta kenë të gjithë. ‘Google’ ka njoftuar se në bashkëpunim me firmën e veshmbathjeve “Levi’s” pritet të sjellë së shpejti në treg xhaketën e mençur të quajtur “Jacquard”.
Projekti i teknologjisë “Jacquard”, përfshin sensorë të prekjes në veshmbathje që ta bëjë atë një pajisje të mençur.
Kjo xhaketë sipas Levi’s është që të bëjë veshmbathjet edhe moderne edhe të ketë teknologji praktike në të. Ajo fillimisht do të prezantohet si version testues Beta, para se të lansohet versioni final i saj në pranverë të vitit 2017. Çmimi i xhaketës së mençur ende nuk është bërë i ditur.
Xhaketa mund të ndërveprojë me telefonat e mençur dhe lejon ndërrimin e muzikave, të pranoni thirrje dhe të qaseni në navigacion./tesheshi.com/