Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Krijohet “Përkujdesja Shqiptare”, koordinatori Bejtush Isufi: misioni ynë atdhetar dhe pse jemi kundër “kombit kosovar”

by te Sheshi
05/11/2016
in Intervista, Kryesore
Reading Time: 6 mins read
A A
Krijohet “Përkujdesja Shqiptare”, koordinatori Bejtush Isufi: misioni ynë atdhetar dhe pse jemi kundër “kombit kosovar”

Muajt e fundit është krijuar një iniciativë e cila ka për qëllim që të rrisë bashkëpunimin dhe bashkëveprimin ndërmjet shqiptarëve anekënd botës. Kjo iniciativë që është quajtur “Përkujdesja Shqiptare” ka për qëllim që të krijojë një lidhje ndërmjet gjithë shqiptarëve duke ruajtur dhe forcuar identitetin kombëtar shqiptar. Tesheshi.com ka realizuar një intervistë me Bejtush Isufin, koordinator i kësaj iniciative, i cili thotë se aktualisht janë në fazën fillestare dhe se kjo iniciativë do të shtrihet fillimisht të gjitha trojet shqiptare dhe në diasporë. Dhjetëra aktivistë tashmë janë organizuar dhe po punojnë në këtë drejtim. Isufi i cili është jurist me profesion një nga themeluesit e kësaj iniciative, tregon për sfidat që po hasin në këtë drejtim, ndërsa i bën thirrje të gjithë shqiptarëve dhe elitave shoqërore shqiptare që ta përkrahin “Përkujdesjen Shqiptare”. Ai fol edhe për idenë e krijimit të “kombit kosovar”, të cilën e quan false dhe të rrezikshme për shqiptarët. Isufi thotë se kjo iniciativë ka për qëllim që të jetë në shërbim të shqiptarëve në shumë dimensione dhe se nuk do të hyjnë ndonjë herë në gara zgjedhore pasi që iniciativa nuk ka për qëllim që të bëhet pjesë e pushtetit

Intervistoi Bashkim Kastrati

A mund të na tregoni fillimisht se çka është iniciativa “Përkujdesja Shqiptare”?

Emri i kësaj nisme rrjedh nga libri i z. Gjokë Dabajt, “Strategjia e Shqiptarëve” dhe nga ky frymëzim është filluar dhe kemi ngritur Këshillin Nismëtarë në Prizren më 10 qershor të vitit 2016. Data dhe vendi janë zgjedhur duke dashur që të përcjellim edhe porosinë dhe frymëzimin nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit.

keshilli_organizativ_prizren

Në radhë të parë është fjala për një organizatë atdhetare e cila do të shtrihet në të gjithë globin tokësor dhe do të punojë që t’i bashkojë shqiptarët në një platformë kombëtare të “dialogut”, koordinimit dhe bashkëveprimit për të mbrojtur interesat themelore kombëtare dhe duke zhvilluar e fuqizuar vlerat tona si komb.

Po ashtu kemi pasur një mbledhje të dytë të këtij këshilli në shtator të këtij viti dhe po zgjerohemi me anëtarësi, po punojmë në dokumentet e organizatës, po zgjerohemi dhe bisedojmë me të gjithë ata që duanë të marrin këtë rrugë me ne që tashmë jemi nisur. Po angazhohemi që të kemi grupet e punës, por edhe grupet e para të ekspertëve të fushave më të rëndësishme të ekspertizës.

Si ka lindur kjo ide dhe cilat janë qëllimet?

Konkretisht unë kisha nisur të hartojë një skicë të një organizate ndërkombëtare të shoqërisë civile të cilën e quajtëm “Kongresi Botëror i Shqiptarëve” dhe në ndërkohë kam takuar z. Gjokë Dabaj që kishte shkruar një libër mbi 300 faqe, ku analizonte të kaluarën tonë dhe parashihte edhe mënyrën e konsolidimit tonë kombëtar. Prandaj nga kjo u fillua dhe pastaj vendosëm që të lëvizim tutje me organizim.

Qëllimi kryesor është mbrojtja e interesave kombëtare shqiptare kudo ku jetojnë shqiptarët, siç thamë duke krijuar një hapësirë të dendur shqiptare në Ballkan, duke bashkuar diasporën shqiptare dhe aftësuar atë që t’i ndihmojë vetes dhe vendeve prej nga kanë shkuar dhe duke punuar në emancipimin qytetar dhe politik, duke mbrojtur vlerat dhe identitetin kombëtar.

Më konkretisht disa prej këtyre qëllimeve janë:

  • Të ndihmoj në forcimin e identitetit shqiptar;

  • Avokimi për integrimin e shqiptarëve në sfera të ndryshme me interes kombëtar

  • Promovimi dhe ruajtja e vlerave, virtyteve dhe traditave shqiptare në përputhje me vlerat e civilizimit botëror;

  • Të ndihmojë në zhvillimin e jetës kulturore në të gjitha vendet ku jetojnë shqiptarët;

  • Informimin e publikut dhe prezantimin e drejtë të imazhit të shqiptarëve;

  • Të kontribuojë në unifikimin e diasporës shqiptare në botë;

  • Të ndihmojë në forcimi i unitetit dhe solidaritetit ndërmjet shqiptarëve kudo ku jetojnë,

  • Të ndihmohet në forma të ndryshme qytetari i trojeve etnike shqiptare dhe ai i diasporës që të bëhet pjesë e vendimmarrjes në shtetet ku jeton;

  • Avokimi për të drejtat e shqiptarëve në vendet ku jetojnë dhe të reagojë në rastet kur ato drejta shkelen apo kërcënohen;

  • Mbrojtja e interesave të komunitetit shqiptar aty ku jeton duke i përfaqësuar ata si grup përballë qeverive, organizatave dhe autoriteteve të tjera;

  • Luftimin e diskriminimit kudo ku shfaqet kundrejt shqiptarëve;

  • Promovimin e tolerancës ndër-etnike dhe ndër-fetare në mes të shqiptarëve dhe fqinjëve dhe pjesëtarëve të komuniteteve të tjera;

  • Të promovojë dhe lehtësojë dialogun ndër-fetar dhe ndër-etnik/nacional;

  • Të promovojë të drejtat dhe liritë e njeriut

  • Të promovojë barazinë gjinore

  • Të përkrahen dhe të ndihmohen mediumet e ndryshme shqiptare që ato të luajnë rolin e tyre në paraqitjen e realitetit te publiku dhe

  • Të mbrohet shoqëria dhe publiku nga përçarjet, nga deformimet, nga dezinformimet dhe nga instrumentalizimet propagandistike dhe politike.

Sa keni arritur të shtriheni në troje të ndryshme shqiptare në aspektin organizativ?

Jemi në fillim, janë veprimtarët e parë që po i bashkohen nismës sonë, pjesa më e madhe e numrit prej 80 anëtarëve janë nga Shqipëria dhe Kosova dhe ka më shumë komunikime me shqiptarët në Maqedoni, Luginë të Preshevës dhe Mal të zi, po ashtu me shqiptarët në diasporë kudo ku janë.

Me këtë rast i ftojmë të komunikojnë me ne dhe të bashkëpunojmë që të ngremë në këmbë një lidhje, organizatë, apo lëvizje që do të bëjë një kulm të mbrojtjes së interesave tona kombëtare kudo ku jemi. Kurrë nuk është e tepërt të thuhet se bashkimi e ka bërë dhe gjithmonë do ta bëjë fuqinë.

Cilat janë sfidat që i keni hasur dhe i hasni gjatë organizimit të iniciativës tuaj?

Mosbesimi, zhgënjimi dhe mbyllja e njerëzve, shpesh pamundësia për të kuptuar se është e pa mundur të kemi lumturinë e individit në një shoqëri dhe komb fatkeq, kjo është aritmetika e kësaj lidhjeje të pashkëputshme, e cila shpesh ju mungon edhe intelektualëve, për fat të keq, kam frikë se kur të kuptohet kjo e vërtetë me vonesë”mund të paguajmë kosto të lartë individuale e mos thëntë Zoti edhe kolektive.

A mendoni se do të gjeni përkrahje nga elitat shoqërore dhe qytetarët?

Ata që e konsiderojnë veten elitë shoqërore dhe ata prej të cilëve qytetarët dhe populli presin që të prijnë, duhet ta dinë se nuk kemi kohë për kurrfarë komoditeti, përkundrazi do të duhej të ishim zgjuar dhe në këmbë për të mbrojtur lirinë dhe bërë mirëqenien e popullit tonë, demokracinë dhe vlerat themelore të Evropës. Unë nuk po e shoh se po e bëjmë këtë, përkundrazi jemi tepër konformistë për të mos thënë shpesh sabotatorë të vetvetes, e japim gjithmonë të shumtën për të paktën apo si thoshte  Dr. Afrim Spahiu në një artikull të tij “Shqiptarët janë të lirë në miell e të shtrenjtë në krunde”.

Cili është qëndrimi i iniciativës tuaj “Përkujdesja Shqiptare” në lidhje me zërat për “kombin kosovar”?

Ne ende jemi në fazën e themelimit dhe mund të jap vetëm mendimin tim personal lidhur me këtë pyetje. Mendoj se sot kjo është një dilemë false, e pa qenë dhe një tendencë historike, por jo e pa rrezikshme për të ardhmen, sepse në luftën në mes interesave, ato të ngushtat dhe egoistët shpesh për fat të keq gjejnë përkrahje, ndërsa në këtë rast konkret kjo ide do ta ketë përkrahjen e plotë të të gjithë armiqve të shqiptarëve. Ndoshta ka këtu edhe diçka psikologjike përfundimisht, përpos dimensioneve tjera më të rëndësishme të fenomenit, duket në një aspekt si reagimi xheloz i “vëllait të vogël” ndaj të madhit.

Pas konsolidimit dhe organizimit a mund të presim që kjo iniciativë të garojë në zgjedhje?

Përgjigjja në këtë pyetje është 99% jo, sepse anëtarësia e organizatës sonë vije nga të gjithë krahët politik-ideologjik, pra prej të majtës së skajshme deri te e djathta po ashtu e skajshme. Nuk besoj se dikush në historinë politike ka arritur që me këtë përbërje të themelojë parti politike, pra të bëjë pjesën nga tërësia, sepse posa të thuash parti që nga etimologjia e kësaj fjale ke thënë deomos pjesë, ndërsa në jemi bashkim i shqiptarëve pa ideologji apo me ideologji të gjithë spektrit të mundshëm politik.

Meqenëse në zgjedhje mund të merret pjesë edhe në trajtën e ndonjë subjekti tjetër zgjedhor jo partiak,  po dëshiroj që për opinion ta sqarojë se jo vetëm si parti politike por as në asnjë formë tjetër nuk do të jemi pjesëmarrës në zgjedhje, sepse  edhe  në formën e çfarëdo subjekti tjetër zgjedhor ( jo parti) nga një kënd tjetër do të ishte e pamundshme, ne jemi organizatë panshqiptare dhe nuk mund të jemi subjekt zgjedhor i vetëm e një njësie organizative (vetëm në Kosovë për shembull) dhe përfundimisht natyra e programit tonë është plotësisht e pa pajtueshme me çfarëdo pretendimi për të garuar për pushtet. /tesheshi.com/

Related Posts

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura
Kryesore

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në
Analizë

Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në

13/05/2025
Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!
Analizë

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

12/05/2025
Next Post
PD: ndëshkohen me transferim oficerët e policisë që zbuluan drogën e Rrëshenit

PD: ndëshkohen me transferim oficerët e policisë që zbuluan drogën e Rrëshenit

A duhet të përdorim një sistem 12-ësh për të bërë veprime?

A duhet të përdorim një sistem 12-ësh për të bërë veprime?

Kardinali britanik: mund të mësojnë nga besimi i gjallë dhe plot ngazëllim i emigrantëve

Kardinali britanik: mund të mësojnë nga besimi i gjallë dhe plot ngazëllim i emigrantëve

TË FUNDIT

  • Të fundit
Berisha “harron” votën e diasporës

Berisha “harron” votën e diasporës

13/05/2025
Ç’flamuri i ktheu shpinën Papa i ri?

Ç’flamuri i ktheu shpinën Papa i ri?

13/05/2025
Nisja e një “vizite historike” në tre arabe: cila është risia?

Nisja e një “vizite historike” në tre arabe: cila është risia?

13/05/2025
Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni