Vazhdojnë reagimet e njëpasnjëshme të personaliteteve të ndryshme mbi vendimin e presidentit të shtetit, Gjorgje Ivanov për mosdhënien e mandatit për formimin e qeverisë, liderit të LSDM-së, Zoran Zaev.
Kryetari i Shoqatës së Gjermanisë dhe Maqedonisë, Valter Kolbo ka thënë se vendi është në gjendje kritike, ku nuk përjashtohet eksalim i mëtutjeshëm i situatës.
Sipas tij, tani është momenti historik nëse ky shtet do të zgjedh rrugën euroatlantike, ose të shkatërrohet.
“Për fat të keq, nuk mund të përjashtohet eskalimi i mëtejshëm. Gjendja është jashtëzakonisht kritike. Nuk demonstrohet vetëm në Shkup, por edhe në qytetet tjera të Maqedonisë së bukur. Është e pakuptueshme që kryetari Ivanov nuk e ndau mandatin për socialdemokratët. E përshëndes iniciativën e tillë dhe e kuptoj mirë eurokomesarin Han i cili mes të tjerash nuk pati sukses, sepse te konservatorët në Maqedoni nuk ka ndjenjë të mjaftueshme për demokraci. Për atë tani është e rëndësishme që punët i ka ndërmarrë udhëheqja e huaj, zonja Mogerini, edhe njëherë të na vë në dijeni se Maqedonia mund të pranohet në BE vetëm nëse zhvillohet demokracia. Tani është momenti historik ku mund të vendoset zhvillimi i ardhshëm i Maqedonisë, ose të zhbëhet”, vlerëson Kolbo. /tesheshi.com/