Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kreu i ri i veteranëve të UÇK-së: gjykatat e EULEX-it si ato të Serbisë me dëshmitarë psikopatë

by te Sheshi
06/11/2016
in Intervista, Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
Kreu i ri i veteranëve të UÇK-së: gjykatat e EULEX-it si ato të Serbisë me dëshmitarë psikopatë

 Tre javë më parë mori drejtimin e organizatës së veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL të UÇK-së). 

Thotë se kjo detyrë nuk është privilegj, por përgjegjësi, dhe shton se synim kryesor ka mbrojtjen e vlerave të luftës me një ligj cilësorë, të ngrit pagën e veteranëve që sipas tij aktualisht është një ndihmë sociale.

Fjala është për kreun e veteranëve në Kosovë, Hysni Gucati, i cili flet edhe për listat e fryera të veteranëve, tregon kush i fryu ato, si dhe për ndërprerjen e pensioneve për familjet e dëshmorëve.

Gucati, në një intervistë të dhënë për tesheshi.com shpreh qëndrimin e tij edhe për dënimin e grupit “Drenica” e Gjykatën Speciale.

Intervistoi: Blendi Gashi

Gucati, sapo keni marrë detyrën e kryetarit të OVL-UÇK-së. A është lehtë të drejtohet kjo organizatë dhe si e vlerësoni punën e paraardhësve tuaj?

Kam ardhur që tre javë në krye të organizatës së OVL të UÇK-së. Nuk është privilegj drejtimi i kësaj organizate, ka përgjegjësi të mëdha pasi puna ka të bëj me kategoritë e dala nga lufta, pikërisht veteranët e UÇK-së.
Ish paraardhësit janë munduar të bëjnë punë të mirë, por kushtet nuk kanë lejuar të zgjerohen aq shumë, por besoj se do të vazhdoj të bëj punë të mira për veteranët me aq sa mundem.

Cili është plani apo synimi juaj për këtë mandat sa do të jeni kryetar i OVL të UÇK-së?

Plani im është që të ndërrojmë ligjin e luftës. Ligji aktual është shumë i dobët, ka mangësi të mëdha, dhe synimi im është që të ndërrohet ligji. Pra, në ligj duhet të caktohet data e dëshmorëve, dita e veteranit të UÇK-së, data e çlirimit të vendit dhe të hynë në ligj mbrojtja e vlerave të luftës që aktualisht nuk ekziston.

Veteranët marrin aktualisht paga prej 170 eurosh. A është e mjaftueshme kjo pagë për mbajtjen e familjeve? A do të kërkoni që kjo shumë të rritet?

Kjo shumë që marrin veteranët po e them me keqardhje por është një ndihmë sociale. Me këtë shumë nuk kanë mundësi të mbajnë familjet, lëre më të shkollojnë fëmijët, andaj them se kjo shumë është qesharake.
Organizata që unë drejtoj do të kërkoi të rritet kjo shumë por jo për momentin.

Kur do të bëni kërkesë që të rritet paga për veteranët?

Organizata do të kërkojë të rritet kjo shumë në muajin e gjashtë të vitit të ardhshëm, pra në muajin qershor, kur bëhet edhe rishikimi i buxhetit.

A mund të premtoni nëse familjet e veteranëve në fund të vitit të ardhshëm do të marrin paga më të dinjitetshme? 

Me premtu nuk guxoj, por shpresoj që do të bëjmë diç në këtë drejtim.

Një problem tejet i madh është fryrja e listave të veteranëve. Kush i fryu listat, organizatat e luftës apo qeveria?

Organizatat e veteranëve nuk i kanë fryer listat, nuk kanë asnjë mundësi të bëjnë një gjë të tillë. Për fryrjen e listave të veteranëve ka faj qeveria dhe politika, për çka organizata jonë i ka bërë thirrje Prokurorisë të nis hetimet.

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se në listat e veteranëve kanë hyrë në listë edhe njerëz që gjatë luftës kanë qenë 7-vjeçar. A jeni në dijeni ju për një rast të tillë? 

Kryeministrit i kam bërë ftesë publike por edhe në takimin live që kam pasur, i kam thënë se është mirë të denoncojë rastin në fjalë, pra të dihet kush është ai person që merr pagë të veteranit, derisa në luftë ka pasur vetëm 7-vjet.

Çfarë ju tha kryeministri, si u përgjigj?

Kryeministri veç i rrudhi krahët dhe buzëqeshi, nuk dha asnjë përgjigje. Kjo i bie që është gënjeshtër se nuk ka një rast të tillë.

Pra, ju po thoni që gënjeu kryeministri Isa Mustafa?

Ai e di më mirë se unë.

Si ish ushtarë sa pjesëtarë aktiv mendoni se ka pasur UÇK-ja? Pra, sa do të duhej të gëzonin të drejtën e pensioneve? 

Po e sqaroj rreth 27 apo 28 mijë persona kanë qenë me uniforma.  Por këtu hynë edhe logjistika. Unë si Hysni Gucati në kohën e luftës më është dashur të strehohem në ndonjë vend. Mua më ka mbajt dikush. Por, nuk guxoj të flas me shifra të sakta sepse qeveria ende nuk i ka sjellë listat përfundmitare, pra organizata që drejtoi ende nuk e di numrin e saktë.  Që nga marrja e detyrës si kryetar i OVL të UÇK-së të paktën gjashtë herë i kam kërkuar listat, por ende nuk kam marrë asnjë përgjigje.

Ligji për skemat pensionale nuk lejon që një person të marrë dy pensione. Ky vendim i prek edhe familjet e dëshmorëve. Si e shihni këtë vendim të marrë nga qeveria e Kosovës?

Kjo çështje më shumë i bie Xhavit Jasharit kryetarit të shoqtarës së familjave të dëshmorëve, por mund të them se ndalimi i pensioneve për këtë kategori është një gjë shumë e keqe.

Siç dihet organizata OVL të UÇK-së në vitet e kaluara ka protestuar jo rrallëherë për çështje të ndryshme. Në cilat raste do të dilnit në rrugë?

Nuk jam ithtar i rrugës sepse mendoj se problemet duhet të zgjedhen në tavolinë, në mënyrë ligjore, por në një të ardhme kur mund të mbështetemi për muri mund të organizojmë protesta. Nëse qeveria tenton të luan me pensionet e veteranëve, tenton të zvogëlon pensionet dhe nëse nuk miratohet ligji ashtu si dëshiron organizata e veteranëve, megjithëse aktualisht organizata dhe qeveria janë darkordu për ligjin, atëherë nuk ka alternativë përveç protestave.

A duhet që vlerat e luftës të mbrohen me ligj që të mos fyhet lufta e UÇK-së?

Të drejtën për UÇK-në e kanë të flasin të gjithë qytetarët e vendit, por assesi nuk kanë të drejtë të bëjnë shpifje për UÇK-në dhe veteranët e luftës. Mund të bëjnë shpifje për mua si Hysni Gucati, por jo për UÇK-në. Andaj, organizata që drejtoi do të kërkon që lufta e UÇK-së të mbrohet me ligj.

Ç’mendim keni për dënimin e grupit “Drenica”, pra të bashkëluftëtarëve tuaj? Pse sipas jush po bëhen këto dënime ndaj ish ushtarëve të UÇK-së?

Dënimi për grupin “Drenica”, është i montuar. Kam thënë edhe më parë, po e përsëris sërish që gjykatat e EULEX-it ma çojnë mallin si gjykatat e Serbisë në vitet 90-ta, kur e kanë dënuar me 20 vjet Adem Jasharin, Sami Lushtakun, Zahir Pajazitin, me dëshmitarë të rrejshëm, me psikopata, që njëjtë edhe sot punon gjykata e EULEX-it.

Për, fund cili është mendimi juaj për formimin e Gjykatës Speciale?  Organizata që drejtoni a e njeh si autoritet këtë gjykatë ?

Organizata e veteranëve me kohë është deklaruar se nuk e njeh këtë gjykatë edhe pse është votuar nga Kuvendi i Kosovës. Më mirë ka qenë që qeveria dhe parlamenti ta bëjnë një gjykatë Speciale me vendorë brenda në Kosovë se të bëhet në Hagë. Lufta e UÇK-së ka qenë e pastër dhe ka dalë e pastër. Pastërtinë e luftës e kanë treguar edhe dy gjeneralët Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj të cilët janë shpallë të pafajshëm. /tesheshi.com/

Related Posts

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri
Politikë

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Berisha “harron” votën e diasporës
Politikë

Berisha “harron” votën e diasporës

13/05/2025
Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura
Kryesore

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Next Post
Rrugorët shqiptarë: ndjekje dhe më pas gjobë për një celular (video)

Rrugorët shqiptarë: ndjekje dhe më pas gjobë për një celular (video)

Mediat e Athinës nuk ndalen në çmenduri: buldozerët e Ramës po shembin shtëpitë greke

Mediat e Athinës nuk ndalen në çmenduri: buldozerët e Ramës po shembin shtëpitë greke

Hoxha që u bë Livadhja dhe 7501-shi i Nano-Berishës që i falë Greqisë territor shqiptar

Hoxha që u bë Livadhja dhe 7501-shi i Nano-Berishës që i falë Greqisë territor shqiptar

TË FUNDIT

  • Të fundit
Shuhet një majtist me nam

Shuhet një majtist me nam

13/05/2025
Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni