Kryesia e Kuvendit ende nuk ka vendosur, por pritet të mblidhet të hënën apo martën për të caktuar seancën e radhës, ku në rend ditë sipas të gjitha gjasave do të jetë zgjedhja e presidentit.
Vet kandidati i dy partive në koalicion PDK-së dhe LDK-së për postin e presidentit Hashim Thaçi, në një intervistë dhënë për Zërin e Amerikës ka thënë se zgjedhja e presidentit do të bëhet këtë muaj.
“Partia Demokratike e Kosovës dhe unë do ta respektojmë në tërësi marrëveshjen me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe partnerët tjerë të koalicionit që përbëjmë rreth 90 deputetë. Zgjedhja e Presidentit të vendit do të ndodhë në afatin e rregullt kushtetues e ligjor në një procedurë të përpiktë dhe një proces transparentë gjatë muajit shkurt”, ka deklaruar Thaçi. /tesheshi.com/