Kreu i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, u shpreh se ka ardhur momenti për veprime konkrete për bashkimin kombëtar dhe jo thjesht foto e shtrëngime duarsh mes liderëve shqiptarë të rajonit.
“Në themel të programit tonë është bashkimi kombëtar. Është bashkimi kombëtar jo thjesht dhe vetëm si një detyrim kushtetues. I ftoj të gjithë ata që flasin, por nuk e dinë të lexojnë preambulën e Kushtetutës së Shqipërisë, ku ne e kemi detyrim të luftojmë për identitet kombëtar, bashkim kombëtar dhe ky është një detyrim që buron natyrshëm prej nesh”, tha ai.
Idrizi bëri edhe disa propozime konkrete ndërsa deklaroi se beteja për nevojën e ndarjes njëherë e mirë nga komunizmi do të vazhdojë. /tesheshi.com/