Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kreu i “Tjetërqysh”-save të Mitrovicës, Besart Peci: ky qytet duhet shpëtuar!

by te Sheshi
01/02/2016
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 5 mins read
A A
Kreu i “Tjetërqysh”-save të Mitrovicës, Besart Peci: ky qytet duhet shpëtuar!

Intervistoi: Shkëlzen Rrecaj

Tashmë Mitrovica e ndarë, Mitrovica e harruar nga politika dhe politikanët, nga keqqeverisja, ka një grup që do të jetë zëri i qytetarëve. Grupi i pavarur i qytetarisë aktive, “Tjetërqysh” është themeluar për t’ vetëdijësuar qytetarët nga politikbërja e keqe.

Portali ‘tesheshi.com’ ka zhvilluar një intervistë me Besart Pecin, nga ky grupim i cili ka thënë: “Duke parë gjendjen në të cilën jemi, është mëse i duhur një vetëdijesim politik i qytetarisë. Vetëdijesimi i qytetarisë do të bëhej problem për politikbёrjen e keqe. Politikbёrja e keqe do të rrënohej në proporcion të njëjtë (ndoshta edhe më të shpejt) me ngritjen e vetëdijes qytetare. Ky është edhe synimi i grupit, që qytetarizmi të jetë më “tjetërqysh” dhe atëherë kur do të jetë më “tjetërqysh”, do të bëhet bashkëpjesëmarrës i situatave politike.”

A mund të na tregoni më shumë për grupin e pavarur të qytetarisë aktive “Tjetërqysh” dhe cili është qëllimi i këtij grupi?

“Tjetërqysh” është një grup i pavarur i qytetarizmit aktiv, joformal, i cili mëton vetëdijesimin e qytetarëve të Mitrovicës mbi problemet e qeverisjes, rolin e tyre në ndikimin e proceseve politike dhe mbi të gjitha synon përhapjen e një kulture politike, e cila mungon aq shumë tek qytetarët.

Pse është themeluar ky grup dhe cilat janë synimet e grupit “Tjetërqysh”?

Zakonisht për dështimet që vijnë si pasojë e qeverisjes së keqe, apo për degradimet e politik bërjes, populli/masa/opinioni publik fajin ua hedh partive politike. Ka dhjetëra teoricienë që funksionimin e partive e quajnë antidemokratik, duke pohuar se mbretëron oligarki ndërmjet tyre. Gjithashtu ka edhe të shumtë që partitë politike i venë në shkalla të larta të demokracisë përfaqësues, duke u m’veshur kompetenca të mëdha.

Në fakt, cili do të duhej të ishte pozicionimi ynë karshi partive, është njëri ndër synimet tona, sepse partitë “mbretërojnë” në suaza të politikbёrjes së keqe nëse populli/masa/opinioni publik është i pavetëdijshëm dhe e kundërta.

Duke parë gjendjen në të cilën jemi, është mëse i duhur një vetëdijesim politik i qytetarisë. Vetëdijesimi i qytetarisë do të bëhej problem për politikbёrjen e keqe. Politikbёrja e keqe do të rrënohej në proporcion të njëjtë (ndoshta edhe më të shpejt) me ngritjen e vetëdijes qytetare. Ky është edhe synimi i grupit, që qytetarizmi të jetë më “tjetërqysh” dhe atëherë kur do të jetë më “tjetërqysh”, do të bëhet bashkëpjesëmarrës i situatave politike.

protectorate

Si e shihni situatën në qytetin e ndarë?

Situata në Mitrovicë është e rëndë për faktin që ndarja e Mitrovicës është projekt ndërkombëtar, i iniciuar kryesisht nga KFOR-i francez. Shkurtimisht do t’i përmendja dy fakte që e argumentojnë këtë: deklarata e komandantit të forcave speciale franceze, Zhak Hogar, i cili në një intervistë për gazetën serbe Novosti, me rast të publikimit të librit “Evropa vdiq në Prishtinë”, ka pranuar se ishin trupat franceze ato që e ndanë Mitrovicën në vitin 1999; dhe këtë e argumenton edhe më shumë tryeza e mbajtur nga “Rrjeti i Aksionit për Kosovën” më 2004 me temën  “Ndarja dhe bashkimi i Mitrovicës”, ku pjesëmarrës ishin personalitete të shumta, gjegjësisht njëri nga eprorët e lartë të UÇK-së, z.Bekim Shyti i cili pati deklaruar në këtë tryezë se ata nuk kishin urdhër për të qenë në pjesën veriore të qytetit.

Natyrisht që ngjarjet pas Marrëveshjes së Kumanovës çdoherë u përkeqësuan, duke u shoqëruar me tensione, konflikte, madje shpesh të armatosura, vrasje, dëbime të shumta etj. Ende kemi probleme të ngjashme, të tilla si tensionet, (mos)shpronësimet dhe probleme të tjera politike, si ai të ashtuquajturit “Parku i Paqes”.

Më një fjalë, ndarja e qytetit dhe problemet e tjera veri-jug nuk varen drejtpërsëdrejti nga qeverisja lokale, por janë probleme të (mos)funksionalizimit të institucioneve tona shtetërore.

A mund të na tregon kush iu ka bashkëngjitur këtij grupi?

“Tjetërqysh” është më shumë një ide, ide e qytetarizmit aktiv, e cila lidhet me kolektiven, pa pasur primatë të individuales. Si e tillë, ka gjetur përkrahje tek një numër i madh i individëve, ku gjithsecili me idetë tona, mëtojmë formësimin e kolektives së vetëdijesuar. Në grupin tonë ka kryesisht studentë dhe punonjës në institucione shtetërore apo private.

Dikur Mitrovica ishte fuqi ekonomike, ku përmes këtij qyteti është ndërtuar Beogradi. Tani ky qytet lëre më që nuk e ndërton një qytet tjetër, por ka mbetur i ndarë dhe i varfër. Në këtë aspekt cilat janë planet e kësaj lëvizjeje për të ndryshuar në aspektin ekonomik?

E vërtetë që varfëria është e madhe në qytetin tonë, madje jemi ndër qytetet e para për nga numri i qytetarëve që marrin asistencë sociale. Pastaj, qyteti përballet edhe me numrin e vogël të hapjes së bizneseve të reja dhe me një përqindje të ulët të frymës afariste. Siç e ceka edhe më lartë, bashkë pjesëmarrja në situata politike, do të krijonte kushte më të mira për qytetarët, duke e lidhur këtë më presionin e qytetarëve ndaj organeve gjegjëse, të cilat do të krijonin kushte më të favorshme për investitorë.  Investitorët e huaj janë alternativa më e mirë për sa i përket zhvillimit ekonomik.

Nga paslufta projekti hidrocentrali “Adriatiku III” është projekti më i madh në qytetin e ndarë. A do të zbusë papunësinë e madhe në ketë qytet ky hidrocentral?

 Adriatiku III asocion me përgjigjen e mëparshme, ku thashë që investitorët e huaj janë alternativa më e mirë sa i përket zhvillimit ekonomik.  Me një përqindje të vogël, por që me shpresë për rritje në të ardhmen, ashtu siç deklaruan edhe vetë investitorët, presim që të gjenerohen më shumë vende të punës dhe natyrisht që ky projekt, si dhe projekti i mëparshëm për punësimin e mjekëve të papunë, janë mëse të duhur për gjendjen e vështirë ekonomike të qytetarit mitrovicas.

Berllogu ne mitrovice

Në sheshin i cili është në qendër të Mitrovicës vazhdimisht hedhen mbeturina dhe ndoshta në shumë pjesë të tjera. A keni reaguar për këtë dukuri dhe a do të merreni me vetëdijesimin që qytetarët të mos hedhin mbeturina në rrugë?

 Po. Disa ditë më parë, dy anëtarë të grupit tonë, u kanë bërë thirrje organeve komunale që të bëjnë presion mbi kompaninë e pastrimit, dhe së bashku me ta, të gjejnë zgjidhje. Kemi kërkuar një zgjidhje të përkohshme, meqë në shesh ende po punohet. Si grup u kemi bërë thirrje edhe qytetarëve, për të qenë më të kujdesshëm se ku i hedhin mbeturinat. Kemi përpiluar ankesat tek organet gjegjëse, të shoqëruara me foto dhe me shkrim. Në të ardhmen e afërt, do të zhvillojmë aksione dhe kampanja vetëdijësuese për mos hedhjen e mbeturinave.

Cilat janë planet në të ardhmen të Grupit të Pavarur të Qytetarisë Aktive “Tjetërqysh”?
Theksi kryesor i grupit bie mbi sfidat lidhur me formimin dhe zhvillimin e kulturës politike dhe të qytetarisë aktive në qytetin tonë. Jemi të përkushtuar që ta ngrisim një vetëdije me “Tjetërqysh” të qytetarëve mbi situatat socio-ekonomike dhe politike në qytetin tonë, e që fatkeqësisht, që nga përfundimi i luftës nuk janë të mira. Këtë e mendojmë ta arrijmë përmes shkrimeve, analizave/rekomandimeve, debateve dhe kampanjave të ndryshme, ku disa jemi duke i implementuar, e që fatmirësisht kanë pasur sukses dhe shumë të tjera jemi në përpilim e sipër./tesheshi.com/

Related Posts

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!
Analizë

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

12/05/2025
A e dini se ç’lloj çorapesh veshin Papa i ri e kardinalët?
Sociale & Shoqëri

A e dini se ç’lloj çorapesh veshin Papa i ri e kardinalët?

12/05/2025
Karikatura e Trump-it drejt një “humbjeje madhështore”…
Kryesore

Karikatura e Trump-it drejt një “humbjeje madhështore”…

12/05/2025
Next Post
KEDS-i nervozon profesorin Pupovci: i ndalet rryma gjatë mbajtjes së provimit në Fakultet të Edukimit

KEDS-i nervozon profesorin Pupovci: i ndalet rryma gjatë mbajtjes së provimit në Fakultet të Edukimit

Pogradec: shpërthen bombula në local, 30 të plagosur

Pogradec: shpërthen bombula në local, 30 të plagosur

Hulumtimet: Feja, ndikimi i saj në shëndetin emocional

Hulumtimet: Feja, ndikimi i saj në shëndetin emocional

TË FUNDIT

  • Të fundit
Inzaghi, rikthimin në Serie A me flamurin palestinez

Inzaghi, rikthimin në Serie A me flamurin palestinez

12/05/2025
Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

12/05/2025
A e dini se ç’lloj çorapesh veshin Papa i ri e kardinalët?

A e dini se ç’lloj çorapesh veshin Papa i ri e kardinalët?

12/05/2025
Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

12/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni