Ministri më i përfolur i qeverisë Rama, Beqaj i Shëndetësisë, ka mohuar dhe njëherë akuzat për përfitime te tenderave dhe favorizim te kompanisë se tij. Ai tha se nuk është me pjesë e firmës “Inteks Plus”.
Beqaj mohoi gjithashtu që të jetë caktuar nga kryeministri Rama si koordinator për vlerësimin e punëve te qeverisë.
Deklarimet e Beqaju u bënë gjatë një takimi me drejtues të spitaleve për modelin e financimit të sistemit shëndetësor.
Ai tha se Shqipëria do të ndjeke modelin amerikan ku financuesi i Shëndetësisë është shteti. /tesheshi.com/